Tiranë, zjarr në katin e 7 të një pallati tek Komuna e Parisit
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë katin e 7 të një pallati në zonën e quajtur Komuna e Parisit në kryeqytet.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Ndërkaq mendohet se në mometin kur ka marrë flakë banesa nuk ka patur njeri në brendësi të saj.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.