E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Hoxha dhe Ylli Rakipi nëtryezën e debatit me Babaramon

Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Diskutimi në "A1Report!" TIRANE - Analistët Artan Hoxha dhe Ylli Rakipi u ulën sonte në tryezën e debatit "5 Pyetje nga Babaramo" të gazetarit Ilir Babaramo. Ata komentuan zgjedhjet e fundit në PD dhe zhvillimet politike të momentit. Nera prej pyetjeve ishte:

Babaramo: A do t’ia delegojë Berisha të gjithë partinë, z.Basha?
 
Rakipi: Varet sesi do ta përdorë partinë e vet, Berisha, tani pas fitores së Bashës. Me sa e njoh unë,është mjaft e vështirë që ai tia delegojë partinë në masë shumë të madhe, z.Basha, por këtë unë nuk e besoj.
 
Hoxha: Një zgjidhje do ishte që Berisha të dilte në jetën private, por a do reshtnin pyetjet në do dilte vërtet ai në jetën private. Unë mendosj se Basha do jetë edhe de fakto kryetar sepse berisha ka një pozicion tjetër., por, unë ndaj mendimin se Berisha delegon dhe nuk lë vakum. Nëse sheh se nuk i ke zbatuar detyrat, ai e mbush vetë. Atyre që ka vërejtur se e bëjnë punën, ai jep edhe hapësirë shtesë, por vakuum nuk le, hapësirë boshë, një gjë që nuk bëhet. Pra, ose do ta bësh ti që ta ka deleguar atë kompetencë ose do ta bëjë vetë. Basha ka qënë nga ato persona që e ka mbushur tërë kompetencën e vet me profilin e vet dhe mendoj se nuk do jetë nga ata që nuk do e realizojë detyrën e vet. Ata janë kombimimi më optimal i tërë trashëgimisë politike, i të vjetrës me të renë e partisë.
 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›