Haradinaj uron Bashën: Suksese në konsolidimin e PD
PRISHTINE- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i përcolli sot urimet e tij kryetarit të sapozgjedhur të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i cili e pason në krye të PD-së kreun e deritashëm të saj, Sali Berishën.
Kryetari Haradinaj i uroi kryetarit Basha punë të mbarë dhe udhëheqje të suksesshme në krye të PD-së, me bindjen se do të vazhdojë bashkëpunimi i deritashëm midis PD-së dhe AAK-së, në kuadër të memorandumit për bashkëpunim, që ekzisotn midis dy subjekteve tona, si përfaqësuese të spektrit të djathtë politik shqiptar.
Haradinaj i ka uruar ndër të tjera kryetarit Basha suksese në konsolidimin e mëtejmë të PD-së dhe të së djathtës në Shqipëri, si alternativë e zhvillimit dhe prosperimit kombëtar në familjen madhe të vlerave euro-atlantike.
Gjithashtu, Haradinaj e ka falënderuar dhe përgëzuar kreun e deritashëm të PD-së dhe kryeministrin Sali Berisha për punën e madhe dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në krye të PD-së dhe të Republikës së Shqipërisë në të gjitha fazat dhe proceset e deritashme të tranzicionit, zhvillimit ekonomik dhe prosperimit demokratik të Shqipërisë, që prej rënies së komunizmit dhe deri sot.
(m.a/BalkanWeb)