E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shtron iftar për Ramazan: Të ruajmë harmoninë fetare

Rama-iftarTiranë- Me rastin e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, kryeministri i ardhshëm Edi Rama sëbashku me bashkëshorten e tij Linda kanë shtruar një darkë iftari për besimtarët myslilmanë.

Duke folur para të pranishmëve Rama u shpreh se vendi ynë meriton vlerësime për tolerancën fetare, ndërsa kërkoi që ajo të vijojë të ruhet gjatë viteve në vijim.

Sonte jemi mbledhur mes njerëzish të lirë dhe të besimeve të ndryshme. Shqipëria, ky është vendi ku secili prej nesh vendas apo i huaj, në çdo rast të festave fetare ndihet posaçërisht mirë, sepse feja sot në Shqipëri lidhet me harmoninë dhe jo ndasinë- tha Rama.

Në vijim ai u shpreh se kjo vlerë gjatë gjithë kohës do të jetë e rrezikuar, ndërsa premtoi se ai dhe qeveria e tij do të vijojë të punojë fort për të ruajtur harmonina dhe tolerancën fetare. Pjesë e iftarit ishin dhe personalitete të shquara, si ambasadorë dhe politikanë dhe të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›