Artan Hoxha merr në mbrojtje Bujar e Odeta Nishanin: Akuzat ndaj tyre, thashetheme
Analisti i mazhorancës në ikje, Artan Hoxha, ka marrë në mbrotje çiftin presidencial, Bujar dhe Odeta Nishani, duke thënë se akuzat ndaj tyre janë veçse thashetheme.
Edhe Presidenti, edhe Zonja e Parë ruajtën qetësinë sa kohë që akuza mbeti një thashethem mediatik, si plot të tilla që rëndom gëlojnë në mediat tona e, për të cilat, prej tetë vitesh, sipas premtimit të Sali Berishës, nuk ka ndërmarrë ndokush akuzë gjyqësore, por, çifti presidencial reagoi qartë e bindshëm kur thashethemet u përdorën pa ngurrim nga eksponentë të politikës.
Zonja e Parë iu hodhi dorashkën. Verifikojini, iu tha, sapo të vini në pushtet pas dy javësh.
Lapangjozët mund ta bënin edhe më parë, mund ta bëjnë edhe pa pritur dy javë, por duket se skanë ndër mend. Thashethemet duhen mbajtur gjallë. Ti hajë kush ti hajë, shkruan për Panoramën, Hoxha.
Gazeta TemA në fakt, vërtetoi dje, edhe për lapangjozin Artan Hoxha(meqë e përdor vend e pa vend këtë fjalë), se vjehrri i Bujar Nishanit, është trashëgimtar i një pjese të godinës së PD-së.
Në shkrimin e tij për SHQUP, Hoxha shkruan se godina me emër qesharak na doli si ferra që nxjerr lepurin e madh, atë të urrejtjes politike, klasore, breznore që u shfaq përmes pretendimeve në çdo lëndë a frymë të mundshme: ligjore, pasurore, tejpamore, simbolike, urbanistike./b.l