E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne duam ta dorëzojmë në mënyrë të civilizuar pushtetin, por Rama po përgjigjet me revansh

dokuKryeministri në largim, Sali Berisha, e ka cilësuar si antikushtetuese mbledhjen e kabinetit të ri qeveritar në Vlorë, edhe pse ajo në fakt ka qenë një mbledhje informale. Sipas Berishës, Rama po u përgjigjet me revansh përpjekjeve të tij për ta dorëzuar pushtetin në mënyrë të civilizuar.

Një parodi tek ujtë e ftohtë! Piktori, në një akt antikushtetues, mbledh në Vlorë qeverinë “pa letra”!

Të dashur miq, dje dhe sot z.Rama me mediat e tij, me zhurmë të madhe njoftoi se zhvilloi një mbledhje dy ditore të “qeverisë” së tij në Vlorë. Me këtë akt dhunohen nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë qartë se kur krijohet dhe fillon punë kabineti qeveritar i vendit. Me këtë akt nëpërkëmbet publikisht Parlamenti dhe Presidenti i vendit, të cilët me Kushtetutë ngarkohen për emërimin, votbesimin dhe betimin e qeverisë së vendit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe në çdo rast tjetër. Piktori rezultatin e zgjedhjeve me 63 deputetë e ka lexuar si një licensë për revansh të papërmbajtur antishtet.

Prej mëse dy muajsh përpjekjet tona më serioze për një situatë stabël, për funksionimin normal të institucioneve të vendit dhe kalim të civilizuar të pushtetit te mazhoranca e re, përballen me revanshin e papërmbajtur antishtet të z. Rama. Me këtë rast i them se gabon rëndë. Vendi ka vetëm një qeveri përgjegjëse para ligjit dhe Kushtetutës, shprehet Berisha në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›