E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Artan Lame dorëhiqet nga Kadastra, postin e merr Dallëndyshe Bici

Artan Lame largohet nga detyra e drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës. Në vend të tij, do të emërohet, të premten, Dallëndyshe Beci, e cila ka mbajtur detyrën e kreut të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas informacioneve nga institucioni i Kadastrës, Lame ka paraqitur dorëheqjen, të cilën e ka argumentuar “për shkaqe personale”.

Artan Lame u emërua në krye të Agjensisë së Kadastrës, afro 4 vjet më parë, menjëherë sapo kjo agjensi u krijua, duke bashkuar ALUIZNIN me Hipotekën. Përpara se të vendosej në postin e Drejtorit të Kadastrës, prej shumë vitesh Lame ka qenë në krye të ALUIZNIT. 

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›