E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KPK e konfirmoi në detyrë, ONM kërkon apelim për gjyqtarin Madhi: E dyshimtë pasuria e trashëguar nga nëna

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkon komisionerëve Publikë të ankimojnë vendimin që konfirmon në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Tiranës, Erarbër Madhi. Vendimi që konfirmoi në detyrë gjyqtarin Madhi u dha më 13 shkurt 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe iu njoftua sot Komisionerëve Publikë.

Po, sot më datë 9.3.2023, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, thuhet në njoftimin për median.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit,kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Dyshimet kanë të bëjnë me pasurinë që ai thotë se e ka nga mamaja e tij e ndjerë në 2019. Një apartament 124.7 metra katrorë në Tiranë të blerë nga nëna e tij e ndjerë në vitin 2012, për një vlerë mbi 16 mln lekë dhe një depozitë bankare në vlerën e 4 milionëve.

Në total pasuria të cilat subjekti i ka përfituar nëpërmjet trashëgimisë ligjore arrin në 20 milionë lekë të reja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në fund të hetimit arriti në konkluzionin se një pasuri e tillë nuk mund të jetë nga prindërit e tij të ndjerë por nga burime të padeklaruara.

Në dosje thuhet se mamaja dhe deklaruesi jetonin në të njëjtën adresë, madje edhe pasi vetëdeklaruesi formalisht rezulton i ndarë nga certifikata familijare e mamasë së tij në vitin 2012.

Është surprizuese dhe njëkohësisht dhe dyshuese, pasi gjatë procesit të vetingut deklaruesi është përpjekur në mënyrë të vendosur të kundërshtojë qëndrimin se ai dhe nëna e tij që prej 2005 kishin jetuar në shtëpi të ndara. Në deklaratën e tij kishte thënë se kishte jetuar i ndarë prej 2005 nga nëna e tij për shkak se marrëdhëniet midis tyre ishin ftohur.

Gjithashtu, ONM shpjegon se gjyqtari Madhi ka punuar si gjyqtar në Vlorë mes viteve 2005 dhe 2013, ku ka jetuar në një apartament me shumën 10.000 lekë në muaj (ndryshe nga sa ka deklaruar në ILDKPKI në vitin 2014).

Sipas ONM-së, versioni i paraqitur nga gjyqtari Madhi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimti bie ndesh me të dhënat zyrtare të mëparshme. Po ashtu edhe versioni i paraqitur për nënën e tij për të cilën ka thënë se ka trashëguar pasurinë prej saj në vitin 2012, por që ka jetuar i ndarë prej saj dhe ka pasur raporte të ftohta me të që nga viti 2004.

“Pretendimet e tij të vazhdueshme nuk gëzojnë të njëjtin nivel të besueshmërisë dhe nuk mund të provohen. Çështjet (si në aspektin e mangësive të deklaruesit, ashtu edhe në aspektin e analizës financiare) dhe pasojat e tyre të mundshme për të vlerësuarin, janë të një rëndësie të tillë, saqë ato kërkojnë një shqyrtim nga Dhoma e Apelit. Nga sa më sipër, Vëzhguesit Ndërkombëtarë rekomandojnë apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në shqyrtimin e dosjes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Erarbër Madhi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit në Gjykatën Administrative të Tiranës.

Rekomandim-për-vendimin-e-K… by Rtsh Faqe

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›