E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shkodër, kultivimi dhe shpërndarja e narkotikëve mbeten shqetësuese

Objektivat për të zeruar fenomenin e kultivimit të lëndeve narkotike në Shkodër ndër vite janë shpallur si prioritete të punës, por në realitet është dëshmuar se harta e kultivimit pak  ka ndryshuar.

Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj duke bërë një panoramë të situatës në qark, tha se shqetësuese janë rastet e shpërndarjes dhe përdorimit të drogës në afërsi të shkollave.

Numri një i policisë së Shkodrës tha se kapacitetet e policisë janë të afta ta përballojnë luftën ndaj krimit. 

Ndërkaq Policia e Shkodrës vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.   Brenda 12 orëve të fundit, janë finalizuar 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Bleran” dhe “Sheshi”, për goditjen e aktivitetit të prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.   Në pranga janë vënë 7 shtetas dhe janë sekuestruar rreth 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›