Artan Osmani ne vend te Bejkush Sines
Inspektor Artan Osmani eshte emri i ri, i cili do te drejtoje Komisariatin e Policise ne Gjirokaster. Emerimi i 33-vjecarit ne kete detyre vjen pas perjashtimit nga radhet e Policise se Shtetit te paraardhesit te tij, Bejkush Sina. Drejtori i Policise se Qarkut te Gjirokastres, Hysni Burgaj, ka prezantuar Osmanin perpara efektivave blu te Komisariatit te Gjirokastres.