Peshkatari i zhdukur, vazhdojne kerkimet
Operacioni per gjetjen e peshkatarit nga Kavaja, i cili rezulton i humbur ne det prej tri ditesh, eshte ne vazhdim e siper. Burime nga Komisariati i Policise se Kavajes bejne te ditur se ende nuk eshte gjetur asnje gjurme e Faik Idrizit. Ne operacion jane angazhuar forca te shumta policore, si dhe palombare te repartit RENEA. Ne kerkimet brenda Gjirit te Durresit kane marre pjese edhe peshkatare te zones si dhe motopeshkatore te flotiljes se Durresit. Faik Idrizi, me origjine nga Gostima e Elbasanit, kishte dale per gjueti nga bregdeti i Karpenit. Barka e tij eshte gjetur nga koleget tri net me pare.