Artemie ”hëngri” para të kishave të Kosovës

Gjyqi i lartë në Beograd ka përfunduar hetimet kundër peshkopit të Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren, Artemie dhe të tre personave të tjerë të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe kanë dëmtuar Kishën Ortodokse serbe në mjetet që ishin dedikuar për rindërtimin dhe adaptimin e kishave serbe në Kosovë.
Për këtë vepër parashihet dënimi deri në 12 vjet burgim, raportojnë mediat serbe.
Gjatë hetimeve është konstatuar se për punime në 17 objekte kishtare janë paguar 2.057.518 euro edhe pse vlera e tyre është caktuar 1.018.283 euro, pra për gjysmë më pak. Raste të keqpërdorimeve të ngjashme ka pasur edhe në Serbi.
Peshkopi Artemie ka qenë shumë i zëshëm në mbrojtjen e “kauzës serbe në Kosovë” dhe në luftimin e “terroristëve shqiptarë”. /Indeksonline/