Arteta në penallti, Arsenali ngritet përmbi

Arsenali ka arritur fitore në përballjen me WBA duke lënë prapa një krizë të madhe në rezultate. Topçinjtë fituan 2 me 0 ndaj WBA me anë të 2 penalltive të realizuara nga Mikel Arteta.
Penalti e dyshimtë ishte ajo e minutës 26 kur Cazorla u rrëzua në zonën e mysafirëve. Edhe në penaltin e dytë mysafirët u ankuan në penalti pasi që më herët Chamberlain kishte kontakt me një lojtar mysafir.
Pas kësaj fitoreje Arsenal ngritet në pozitën e 6-të tabelare me 24 pikë./Indeksonline/