Reali mezi 3 pikë me Valladolidin

Real Madrid ka arritur një fitore të vështirë me Valladolidin. Skuadra madrilene hasi në një kundërshtarë të fortë që për pasojë dy herë u gjend në disavantazh.
Manucho në minutën e 6 realizoi për 1 me 0. Benzema barazoi pas 5 minutash për 1 me 1. Manucho në minutën e 21 kaloi edhe një herë vendasit në avantzh. Për 2 me 2 shënoj Ozil në minutën e 45 të ndeshjes.
Fitoren e Realit e siguroj pikërisht Ozil me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 72 të ndeshjes.
Valladolidi pati disa mundësi të mira në pjesën e dytë por që rrjeta e Realit qëndroj e praprekshme duke arritur në kuotën e 32 pikëve./Indeksonline/