“Djema, Barcelona s’na vije më”

Trajneri spanjoll i Real Betisit, Pepe Mel është lartësuar mjaft për mposhtjen e Real Madridit me Betisin para pak ditësh. Por Pepe Mel e ka në plan edhe ndaljen e Barcelonës me po të njejtën skuadër.
Mel thuhet të jetë duke punuar intensivisht në stërvitje për të gjetur “ilaçin” anti Tito Vilanova. Për të arritur këtë gjë ai thuhet se po motivon shumë lojtarët e tij.
”Djelmosha, fytyrat e juaja mbuluan mediat spanjolle e evropiane se si e ndalët Real Madridin. Para nesh është një sfidë edhe më e vështirë për të ndalur Barcelonën. Këtë se ka bërë askush deri më tani. Pse mos ta bëni ju? Dua të ju kujtoj se Barcelona këtë edicion na vjen vetëm këtë të diel, asnjëherë më, andaj duhet ta mposhtni” i’u ka thënë Pepe Mel lojtarqve në stërvitje./Indeksonline/