E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti Islam edhe në muzeun e Luvrit

Muzeu i Luvrit në Paris synon të hapë së shpejti dyert e një departamenti të ri të artit islamik, ku arkitektura dominon mbi çdo galeri tjetër.

Projekti për këtë strukture arkitekturore ka nisur që në vitin 2005 kur drejtorët e Luvrit vendosën të ndërtonin një krah që do t’i kushtohej koleksioneve të mëdha të artit islamik.

Galeria do të jetë e lire për publikun këtë verë. Deri tani, vepra të shumta të artit islamik nuk kishin hapësirë të veçantë, dhe u liheshin gjithnjë qoshe të vogla ekspozimi.

Ndoshta jo më i madhi, por ky departament i tanishëm është i mjaftueshëm për momentin, shprehen arkitektë dhe drejtues të Luvrit. Me një tavan prej copash të vogla qelqi dhe disqe të artë, dizajni i ngjan një flete mëndafshi, duke aluduar në shallin islamik, sipas arkitektëve.

Struktura mbështetet nga tuba të ngushtë të cilët janë të pjerrët dhe në harmoni me njëri tjetrin, duke mbajtur peshën e kësaj velloje.

Gjithë struktura duket sikur lundron në ajër. Nuk ka shtylla, dhe kjo është një sfidë e madhe”, tha Mario Belini, arkitekt

“Zgjodhëm fjalën ‘Islam’ me germën e madhe ‘I’ sepse duam të flasim rreth botës së Islamit. Në arabisht quhet “Dawlat al-Islam”,

Perandoria e Islamit”, deklaroi Sofi Makaroi, drejtore e departamentit të artit islamik.

Struktura, sipas arkitektëve do të lejojë mjaftueshëm dritë për të ndriçuar veprat e artit brenda, përmes dritës natyrale, por duke i mbrojtur ato nga rrezet direkte të diellit. Një princ saudit ishte donatori më i madh i këtij projekti, duke kontribuar me 17 milion euro.

Punimet ende vazhdojnë në këtë departament, dhe nevojiten ende edhe 10 milion euro të tjera. Galeria 2800 metra katror, hapet për publikun këtë verë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›