E Diel, 1 Nëntor 2026

Arti "fisnik" i fyerjes

Kur keni vendosur të ofendoni dikë, natyrisht që do të mendoheshit gjatë dhe për asnjë arsye nuk do t‘ia linit këtë gjë rastësisë. Çdo sharje që del nga goja jonë ka një kuptim, edhe pse është jo normale. Pra, pas çdo sharjeje fshihet një pjesë e historisë së shoqërisë që e prodhon. Tashmë nuk është më rastësi që përplasja e famshme - fillimisht me fjalë, më pas fizike - mes futbollistëve Zidane dhe Materazzi në ndeshjen finale të Botërorit 2006, tregohet si shembulli më i mirë i fenomenit në fjalë. Kjo ka qenë edhe tema e një studimi sociologjik mbi vulgaritetin e botës perëndimore, publikuar nga "International Journal of Intercultural Relations".

Studimi, drejtuar nga një profesor holandez, është realizuar në dhjetë universitete evropiane dhe ato të Shteteve të Bashkuara, ka mbledhur dëshmi të ndryshme nga tremijë studentë të 11 vendeve. Janë dëshmi të shprehura në formë vulgare, të cilat i drejtohen një vendi dhe individi të caktuar.

Përfundimi: një listë e gjatë me dymbëdhjetëmijë fyerje, që studiuesit i kanë grupuar në gjashtëmbëdhjetë grupe të mëdha. Ka ofendime nga më të ndryshmet, nga teveqel që e përdorin italianët, te kurvë (spanjollët), idiot (anglezët) dhe prostitutë (francezët).

Gjithsesi, disa fyerje lidhen ngushtë me një vend të caktuar, për shembull fjalët që shprehin burrërinë, të cilat janë mbizotëruese në vende si Greqia apo Spanja, ku trashëgimia e kulturës mashkullore nuk vdes lehtë. Përmendja e organeve gjenitale është tipike e holandezëve, francezëve, italianëve dhe britanikëve, ndërsa për polakët dhe amerikanët përdoret shumë rrallë.

Fyerja e bazuar në fjalët e lidhura me aktin seksual është e përhapur në të gjitha vendet, por mbi të gjitha në Kroaci dhe Shtetet e Bashkuara. Më pak kjo fyerje përdoret në Francë dhe Holandë.

Kudo dëgjojmë fjalë që i referohen prostitucionit, veçanërisht gjinisë femërore, një tendencë e cila ka marrë jetë në Francë dhe Holandë. Duket se holandezët janë më të fiksuarit nga tema e seksit.

Ndërsa Gjermania veçohet për fyerjet që kanë të bëjnë me zonën e jashtme, jashtëqitjen dhe kafshën. Ky është një fakt që ekspertët e shpjegojnë me preokupimin e gjermanëve për pastërtinë dhe higjienën. Mungesa e edukatës është një fenomen i vazhdueshëm i fyerjeve që fliten në vendet mesdhetare, Itali, Spanjë, Francë dhe Greqi. I vetmi vend ku flitet me shumicë për djallin dhe satanain është Norvegjia.

Është e qartë se në pjesën më të madhe të vendeve perëndimore, femrat pjesërisht janë më pak të prekura nga fyerjet: çështje mirësjelljeje, rregulla edukate të pashkruara, që veçanërisht vlejnë në vendet mesdhetare (në Gjermani dhe Kroaci ndodh komplet e kundërta: femrat fyhen më shumë se meshkujt).

Megjithatë, pavarësisht këtij favori, gjinia femërore nuk është shumë e sjellshme ndaj gjinisë mashkullore, pasi këta të fundit fyhen dhe shahen vazhdimisht në mënyrë vulgare.

Studimi në fjalë ka dalë në përfundime se femrat i japin një vlerë speciale zgjuarsisë së njeriut, aq sa në 52 për qind të rasteve përdorin fyerje jo shumë të rënda, si idiot apo budalla, terma këto që përdoren vetëm nga meshkujt, 30 për qind e tyre janë më shumë të fiksuar pas karakteristikave fizike të personit që e fyejnë.

Klasifikimi kurioz i fyerjeve, të ndarë nga grupi i studiuesve në gjashtëmbëdhjetë kategori, jep një informacion më të detajuar për vendet perëndimore. Kanë një tendencë të pakorrigjueshme për të përmendur organet gjenitale dhe aktin seksual. Studiuesit mendojnë se perëndimorët jetojnë të rrethuar nga njerëz të dashur, të cilët kanë shqetësime mendore serioze, persona të gjymtuar dhe impotentë seksualë. Të vetmet fyerje që nuk do të përdoren më janë ato të lidhura me mungesën e higjienës, sëmundjeve dhe referimeve satanike.

Pas çdo sharjeje fshihet një pjesë e historisë së shoqërisë që e prodhon. Përplasja e famshme - fillimisht me fjalë, më pas me gjeste - mes Zidane dhe Materazzi tregohet si shembulli më i mirë i fenomenit në fjalë

Gjermania veçohet për fyerjet që kanë të bëjnë me jashtëqitjen dhe kafshën. Ky është një fakt që ekspertët e shpjegojnë me preokupimin e gjermanëve për pastërtinë dhe higjienën


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›