Arti i Henry Moore-it ne Galerine Kombetare
Ka akoma kohë për ata që u iku rinia në Shqipërinë e izoluar të prekin artin e Henri Murit. 86 gravura, vizatime, skulptura në miniaturë ekspozohen javën e dytë të shtatorit në Galerinë Kombëtare, ekspozitë shëtitëse e ndërtuar nga koleksioni që artisti i dhuroi më 1984 British Council.
Janë temat e preferuara të Henri Murit mbi të cilat ai ka punuar gjithë jetën. “Format e jashtme dhe format e brendshme” është njëra nga këto.
Udhëtimet në Itali dhe Francë, e njohën me artin klasik e neoklasik po edhe me koleksionet e artit prekolumbian e të fiseve maja prej nga ai përpunoi dhe bëri të vetën një formë njerëzore e ngjashme me Chac Mool që çojnë në krijimin e ciklit figura e shtrirë.
Është era e surrealizmit, abstraksionizmit, modernizmit që influencojnë skulpturën e Moor-it, por ai ndihet në rrugën e vet me gjetjen e temave që nisur nga një pasiguri pozitive e çojnë në gjetjen e formave të reja shprehur në kompozimet “Nëna dhe fëmija” që e filloi në vitet dyzet me lindjen e vajzës Meri.
Me ciklet e “Kafkës së elefantit” në vitet ’60 dhe “Dhentë para qethjes” i viteve 70, ekspozita zbulon një mjeshtër të gravurës, litografisë, grafikës, edhe këto pjesë e procesit të një skulpture të ardhshme.
Shembulli i Henri Moor-it me vendin që zuri të ketë në vitet 50 arti i tij në hapësirat publike të qyteteve të Britanisë, tregoi se skulptura moderniste i përshtatet nevojave zyrtare.