Perqafon Ronaldon arrestohet 19 vjecari shqiptar
E dinte mirë që do të arrestohej nga policia, por kjo nuk e ka penguar të realizojë ëndrrën për të takuar idhullin e tij.
Kjo është historia e 19-vjecarit shqiptar Roland Gjoka, I cili hyri në fushë gjatë finales së “Kupës Gines” mes Realit të Madridit dhe Çelsit për të përqafuar Kristiano Ronaldon.
Pamjet bënë xhiron e botës, por vetëm më vonë u mësua se mes 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, ai që guxoi të kalojë reklamat për të hyrë në fushë ishte studenti shqiptar.
“I thashë që ishte idhulli im më I madh dhe të lutem më përqafo dhe mos lejo të më marrin policët. Ronaldo më tha se do të më jepte fanellën pas ndeshjes’, ka qenë rrëfimi I Roland Gjokës në një television lokal.
Gjithsesi, 19-vjeçari u ndalua dhe u nxorr jashtë stadiumit nga policia, pa patur mundësi të marrë fanellën e Kristiano Ronaldos.
Gjithsesi, Rolandi duhet të jetë I lumtur. Ai jo vetëm arriti të takonte idhullin e tij, por mori dhe duartrokitjet e afro 90 mijë tifozëve të pranishëm në stadium.