Egjiptianet festojne Bajramin ne protesta
Përfundimi i muajit të Ramazanit, nuk ka shënuar përfundimine protestave në Egjipt. Premtimi vjen nga mbështetësit e ish presidentit Mohamed Morsi, të vendosur për të mos u larhuar nga sheshet, simbol i mobilizimit të tyre, pavarësisht urdhërit të autoriteteve të reja.
Festa e Bajramit ka qenë një rast më shumë për të dyja frontet për të këmbëngulur në objektivat e tyre.
Mbështetësit e ushtrisë janë kthyer të manifestojnë në sheshin Tahrir, ndërsa dy sheshet e tjera kryesore të Kajros janë mbushur nga islamistët.
Mes këtyre të fundit ka qenë dhe bashkëshortja e ish presidentit Morsi e cila ka premtuar se ai do të rikthehet në pushtet.
Pas dështimit të marrëveshjes së qeverisë në fuqi dhe vëllazërisë muslimane, situata aktuale në vend vazhdon të shqetësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin europian.
Kryeministri i vendit ka theksuar se prioritet i ekzekutivit të tij mbetet siguria.