E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arti qe i referohet shpirtit estetik

Ndonese vepron ne kohen e artit konceptual qe po futet gjithnje e me teper ne vetedijen kreative te artisteve tane Pervathi sikur i ben sfide ketij arti duke kultivuar pikturen e kavaletit duke shtegtuar neper natyre jo si bredhacak bjerrakohes por si studiues analitik qe studion pergjon analizon cdo fryme dhe frymezim te peisazhit pra duke vepruar si piktori Van Gogu qe tha Akademia ime eshte natyra

Pas demokratizimit te sistemit politik-shoqeror ne Shqiperi u demokratizua edhe jeta kulturore dhe artistike kurse arti doli nga klishete dhe stereotipet afro gjysmeshekullore imitative dhe deklarative. Shume krijues u transformuan te mos themi u konvertuan ne artiste moderne apo postmoderne e konceptuale duke flakur cdo element te artit tradicional. Ky transformim i artit dhe i qenies krijuese ne Shqiperi nuk u zhvillua ne menyre te natyrshme e si proces evolutiv por u kalua drejtperdrejt nga nje ekstremitet ne tjetrin pra nga realizmi ne antirealizem perkatesisht ne qasje e menyra te te menduarit dhe te krijuarit sipas diktateve te kohes te mos themi te modes. Keshtu ne mes ketyre dy aneve skajshmerite antagoniste te artit dhe praktikes artistike mbeten disi zbrazesi e pashpjegueshme nuk u shpjegua dot ku mbaronte realizmi si shprehje artistike dhe ku fillonte fryma socialiste ideologjike ne art. Pra nga studiuesit dhe teoreticienet e artit nuk u be dallimi i prere midis shprehjes reale te verifikuar shekuj me radhe dhe i ideologjise se imponuar nga casti i nje kohe utopike e diktatoriale. Ne kete menyre ne Shqiperi e gjithe ajo qe u krijua ne kater dekada e me teper brenda sistemit socialist u fut pothuajse ne te njejtin tabor duke u cilesuar si krijimtari e politizuar e deplasuar e imponuar agitrope. Mirepo perkunder ketij cilesimi ne ate krijimtari kishte vlera te denja per respekt per te cilat p.sh pas 50 vjeteve nuk do te pyese kush ne cfare sistemi u realizuan. E rendesishme do te jete se ato si vlera do ti bejne balle koherave.

Nuk eshte qellimi yne te rehabilitojme soc-artin apo te relativizojme destruktivitetin e tij por perkundrazi jemi te prirur ti mirekuptojme ata krijues te artit pamor qe ne artin e tyre ende perfillin konceptin real te te shprehurit vecanerisht kur eshte fjala per natyren qe si univers organik gjithmone e ka interesuar dhe e ka frymezuar qenien krijuese.

Natyra e intereson edhe piktorin nga Manati afer Lezhes PASHK PEumlRVATHI i cili i qendron besnik artizmit tradicional. Duke u interesuar per natyren ky piktor interesohet per nje fenomen organiko-inorganik me te cilin u moren edhe filozofet ne vecanti Kanti i cili u mundua te kape edhe zerin e brendshem te ketij fenomeni.

Dihet se me Fontanen e Marsel Dyshanit u kalua nga estetika shpirterore ne estetiken mendore apo nga ndjenja ne materie. Gjithashtu dihet se perfillesit e filozofise konceptuale jane te interesuar te permbysin cdo perkufizim qe ekziston per artin tradicional. Sakaq Pervathi ben te kunderten ruan simbiozen shpirt-materie qe do te thote se ne artin e vet perfill integritetin e tyre. Kurse duke vepruar sipas postulateve artistike tradicionale ai ruan edhe esencen ontike pra determinuese te artit e cila eshte e natyres shqisore shpirterore intuitive emocionale imagjinative etj. Pra ky piktor krijon art qe para se gjithash i referohet botes estetike apo shpirtit estetik.

Peizazhet e tij ne pergjithesi e sidomos ato vjeshtore me begatine dhe bukurine e tyre koloristike nuk kane si te konceptohen te perjetohen ndryshe vecse si sensacione krejt estetike qe prekin indet me te ndjeshme te ndjenjave te cilat njesoj si mendimet i perkasin sistemit njohes te njeriut. Megjithate ne kuadrin e natyres perkatesisht peizazhit autori trajton edhe strukturen e materies me vecantite e saj fizike uji qielli shkembinjte drunjte stinet e vitit dhe me gjallesat biologjike njerezit shpezet bagetia etj Kjo do te thote se kemi te bejme me pikture qe megjithate ka konstrukt racional dhe si e tille nuk paraqet kurrgje tjeter pos asaj qe shohim ndiejme dhe perjetojme ne te. Pra arti i Pervathit eshte i privuar nga kuptimi dhe mesazhi metaforik mirepo nxjerr ne pah madje edhe afirmon dy kategorite e domosdoshme per te gjitha artet TEuml BUKUREumlN dhe POETIKEumlN. Pikerisht keto dy kategori estetike kontribuojne qe arti i tij piktural te behet i vecante dhe te pelqehet nga cdo nivel intelekti e shijeje. Ato paraqesin Njeherazi te verteten e artit te ketij piktori i cili frymezimin e tij kreativ e nxjerr nga mitra e tokes perkatesisht nga natyra shqiptare. Ne pikturat e tij si ne kaleidoskopin spektral projektohen gati te gjitha kendet dhe vendet e peizazhit te Shqiperise qytet fshatrat malet kodrat fushat bregdeti etj.

Ne kuadrin e peizazhit apo ngjizur me te piktori Pashk Pervathi trajton edhe motivet urbane te qyteteve shqiptare jo duke i pershkruar por duke i pikturuar me kreativitetin e nje piktori te mirefillte. Ne kete kontekst tematik apo me mire te themi zhanrovik hyn edhe natyra e qete qe ne krijimtarine pikturale te autorit ze hapesire bukur te madhe.

Nga materiali i depozituar ne Galerine e Arteve te Kosoves mesojme se vetedijen kreative te piktorit Pervathi e joshin mjaft figura dhe figuracioni i ormisur me nuanca e nuancime koloristike te ngrohta dhe me sosh te ftohta. Mirepo perderisa peizazhet ku me shume e ku me pak ferkohen dhe perligjen me frymen impresioniste poentiliste e madje edhe me ate ekspresioniste te ngjyrave impulsive te gjalla e te hareshme figuracioni i autorit mbetet brenda natyralizmit tradicional i realizuar me kolorit me te heshtur. Kete e deshmon cikli i jegeve qe pothuajse ne te gjitha rastet realizohen me ane te se njejtes game koloristike Ne kuadrin e figuracionit bejne pjese edhe femrat e veshura me kostume kombetare nder te cilat vecohen Kallmetorja Mirditorja Zadrimorja etj me begatine e tyre etnografike te pikturuar me kolorit te larmishem dhe sugjestiv.

Sidoqofte fjala eshte per nje piktor me penelate te begatshme nuancash e nuancimesh koloristike ku te ngrohta dhe eruptive ku te ftohta e te qeta por cdo here te artikuluara dhe te perzgjedhura me sens te holle estetik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›