Kapen pasagjeret e rreme me 650 grame heroine ne furgon
Policia ka arrestuar dy persona qe shoqeronin drogen. Hetim perfshirjes se personave te tjere dhe linjes se trafikut
Me shume se gjysem kilogram lende narkotike e llojit heroine eshte bllokuar pas nje operacioni te policise se Fierit ndersa ne pranga jane vene dy persona qe transportonin narkotikun. Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime te policise se Fierit sipas te cilave dy pasagjeret qe trafikonin drogen jane ndaluar ne mjetin me te cilin udhetonin furgon me targa MK 37-79 A. Nga te dhena paraprake te policise mesohet se fale nje pune investigative disa ditore agjentet antidroge kane finalizuar dje ne rrugen nacionale Fier- Ballsh pikerisht ne zonen e njohur si Kthesa e Patosit bllokimin e 650 grame heroine ndersa ne pranga jane vene dy poseduesit e saj Bledar Abazi 30 vjec dhe Altin Hasanaj 36 vjec qe te dy nga Ballshi. Dyshimet e para te eksperteve te antidroges jane se kjo sasi droge po transportohej per llogari te ndonje personi te perfshire ne grup i cili mund te kete porositur sasine e heroines. Megjithate dy te arrestuarit aktualisht jane duke u marre ne pyetje nga policia per te zbuluar persona te tjere te implikuar ne kete rrjet trafiku si dhe destinacionin final ku do te shkonte narkotiku.
Operacioni
Nje kontroll ne dukje rutine por qe ne fakt ka qene frut i nje pune investigative fale metodave speciale te hetimit i ka bere shenje te ndalojne furgonit te pasagjereve ne vendin e njohur si Kthesa e Patosit ne hyrje te qytetit te Fierit. Mesohet nga te dhena policore se agjentet e Antidroges kane ndaluar dhe kane kerkuar te ushtrojne nje kontroll te imtesishem ne furgonin me targa MK 37-79 A ku udhetonin si pasagjere dy te dyshuarit e policise. Edhe pse nuk e kane pritur nje gje te tille keta te fundit jane vene me shpatulla pas murit kur gjate kontrollit te ushtruar policia ka gjetur te fshehur sasine prej 650 grame lende narkotike te llojit heroine. Ndaj dy ballshioteve Bledar Abazit dhe Altin Hasanaj-t eshte marre menjehere masa e arrestit ne kushtet e flagrances ndersa eshte sekuestruar sasia e heroines.
Hetimi
Sipas te dhenave te para referuar hetimeve te policise se qytetit te Fierit mesohet se dy te arrestuarit kane perdorur furgonin me targa te Mallakastres qe bente linjen Ballsh-Fier per te mos rene ne sy te policise. Dyshimet e para te policise pas finalizimit te operacionit jane se heroina kishte si destinacion tregun e brendshem ndersa mbetet per te mesuar burimi si dhe destinacioni final qe perfshin ndonje person qe mund te kete porositur kete sasi droge. Per keto burime nga policia u shprehen se ekspertet e saj aktualisht po punojne per zbardhjen e plote te skemes se ketij rrjeti trafiku droge si dhe per gjetjen e personave te tjere te implikuar ne te. Ndersa materialet per vepren penale te prodhimit e shitjes se lendeve narkotike do ti kalohen per ndjekje te metejshme prokurorise se Fierit.
Te arrestuar
Bledar Abazi 30 vjec nga Ballshi
Altin Hasanaj 36 vjec nga Ballshi
Sekuestruar
650 gram heroine