E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artikulli fajtor

Express publikon artikullin e plotë, për të cilin akuzohet nga Gjykata e Hagës gazetari kosovar Baton Haxhiu

Prej tri ditësh, gazetari kosovar, Baton Haxhiu, ndodhet në Hagë, i akuzuar për shpërfillje të gjykatës, duke publikuar emrin e një dëshmitari të mbrojtur në gjykimin ndaj ish-kryeministrit kosovar, Rramush Haradinaj. Nëse shpallet fajtor nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë, redaktori i të përditshmes kosovare “Express” përballet me një dënim minimal prej 7 vjetësh heqje lirie dhe një gjobë deri në 100 mijë euro. Ndërsa u paraqit në gjykatë dje, ai mohoi akuzat, duke deklaruar pafajësinë. “Nuk jam absolutisht fajtor”, -është cituar të ketë thënë ai nga “Associated Press”. Sipas prokurorëve, raportimi i tij ndaj gjyqit kundër Haradinaj dhunoi urdhrin e gjykatës për të ndaluar publikimin e identitetit të njërit prej dëshmitarëve. Bërja publike e emrit të tij është ende e ndaluar nga gjykata. Gazeta e tij “Express” publikoi dje artikullin për të cilin akuzohet ish-drejtori i saj. Sipas gazetës, Gjykata e Hagës kërkon të mbrojë identitetin e një dëshmitari, emrin e të cilit e kanë ditur të gjithë ata që kanë qenë të interesuar, muaj përpara publikimit të këtij artikulli, të cilin po e publikojmë të plotë.

Shkrimi i botuar më 23 dhjetor 2007 në “Express”, për të cilin Tribunali i Hagës akuzon Baton Haxhiun. Emri i dëshmitarit të mbrojtur, shteti dhe qyteti ku ndodhet ai “ka rrëshqitur” nga teksti. Rrëshqitja është e qëllimshme, për të evituar edhe ndonjë udhëtim tjetër për në Hagë, sepse Tribunali, pas dështimeve spektakolare, me krejt forcat i ka shpallë luftë mediave dhe jo kriminelëve.

Gjykohet në Hagë

Ministri Astrit Haraqija do t’i përgjigjet Tribunalit të Hagës më 10 janar, me akuzën për “presion në dëshmitarët” e rastit Ramush Haradinaj. Nëse vërtetohet kjo, ai mund të dënohet me 4 vjet burg, ose me 100 mijë euro. Në një prononcim për “Express”, Haraqija konfirmon pjesëmarrje në Hagë, por mohon akuzën.

Prishtinë, 23 dhjetor, ditën kur po hapej fushata zgjedhore e LDK-së, njëri nga anëtarët e kryesisë mungonte në sallën “1 Tetori”. Astrit Haraqija. Dikush e quajti si protestë mungesën e tij, ndërsa të tjerët e cilësuan si mungesë përgjegjësie. Ministri i Kulturës për dy ditë iu përgjigj dhjetëra pyetjeve të hetuesve të Tribunalit të Hagës, për atë që tashmë kishte rrëfyer N. N. dhe Bajrush Morina, lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj Ramush Haradinajt. As vetë nuk kishte besuar se një dëshirë e mirë për të ndërmjetësuar për paqësim, do të shndërrohej në një hetim të gjatë kundër tij, dhe më pas në akuzë për presion ndaj dëshmitarëve të mbrojtur. Burime të “Express”-it nga Tribunali kanë pohuar se N. N., që përfaqësonte krahun e “FARK”-ut, ishte mbuluar me mikrofona të vegjël incizues, në një shtëpi në…, derisa kishte pritur në vizitë një mysafir nga Kosova. Ai kishte lajmëruar policinë se po priste një të njohur të tij që vinte nga Prishtina, Bajrush Morinën. E kishte njohur gazetarin kosovar prej kohësh dhe ishte habitur sesi i kishte rënë në gjurmë vendndodhjes së tij. Prej muajsh nuk i kishte treguar askujt se… ishte vendi i tij i së ardhmes, i jetës dhe familjes së tij. Emri i tij ishte gjendur në konfidencialitet të plotë në listën e atyre që do të dëshmonin kundër grupit të Ramush Haradinajt. Por as që i kishte shkuar ndërmend se dikush nga LDK-ja do t’i kërkonte atij që të heqë dorë nga lista e dëshmitarëve. Një zyrtar i Tribunalit ka thënë se dy bileta avioni, në relacion Prishtinë-Vjenë-…, ishin rezervuar në emër të ministrit Astrit Haraqija dhe redaktorit të së përditshmes “Bota sot”. Udhëtimi për në… e kishte një mision: për ta bindur mikun e vjetër që të hiqte dorë nga dëshmia e tij. Vetëm disa ditë më herët, para udhëtimit për në…, thuhet se ministri i Kulturës kishte mësuar emrin e N. N.-së si dëshmitar i mbrojtur në rastin Haradinaj. E kishte takuar shumë herë gjatë luftës. Si militant i LDK-së, Haraqija kishte njohur të gjithë njerëzit e “FARK”-ut. Edhe pas luftës, kishte qëndruar afër tyre. I kishte takuar me Presidentin Ibrahim Rugova dhe u kishte dhënë kurajë, duke ua hequr frikën se mund t’u ndodhë ndonjë hakmarrje nga njerëzit e UÇK-së. Por N. N., me gjasë, kishte mbetur i betuar se do të përballej në çfarëdo momenti kohor me krahun tjetër të luftës, UÇK-në. Mllefi i tij ishte zbrazur me mijëra herë gjatë pasluftës, por nuk kishte pasur fuqi që të bënte asgjë më shumë se aq. E kishte gjetur momentin e tij: në procesin kundër Daut Haradinajt dhe më vonë kundër Ramush Haradinajt. Paslufta atij i kishte dhënë fuqi tjetër: fitorja e Rugovës dhe e LDK-së, por dhe afërsia me stafin e Presidentit. Por në politikë, siç dihet, nuk ka armiqësi të përhershme dhe miqësi të përhershme. Ramush Haradinaj bëhet kryeministër i qeverisë, pas një koalicioni të pagëzuar nga Ibrahim Rugova. Rrëfimi i N. N. tashmë ishte shkruar dhe incizuar në tërësi nga hetuesit ndërkombëtarë. Nuk mund të hiqej se nuk kishte deklaruar asgjë. Pas 100 ditësh, një fotografi e habitshme përshkroi mediat nëpër botë. Kjo foto e kishte befasuar edhe N. N. Ishte Astrit Haraqija me lot në sy, derisa Ramush Haradinaj po i dorëzohej Hagës. Ata që e njihnin ministrin Haraqija, nuk mund të besonin se po qante për një kryeministër, të cilin s’e kishte pëlqyer aspak para, gjatë dhe pas luftës. Ishin lot të dhembjes për njeriun që e kishte ndërprerë mandatin e kryeministrit të Kosovës. Por, kush ishin ata që do të dëshmonin kundër Ramush Haradinajt? Askush nuk mund të thoshte emra konkretë dhe 100 për qind të sigurt, njësoj siç askush nuk mund të dinte se kush kishte dëshmuar gjatë muajve të pasluftës. Një natë të gjatë bisede, në një ndejë kosovare, siç pohojnë burime të gazetës, një emër ishte lakuar nga zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook, i cili po ashtu është duke u hetuar për pres

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›