E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besim tek Doktori

Ish-ministri i Jashtëm në 1997, Arjan Starova, thotë se sistemi proporcional rajonal nuk është gijotinë për partitë e vogla. "Berisha na premtoi, ne e mbështetëm"

Kryetari i Bashkimit Liberal-Demokrat, Arjan Starova, në një intervistë për “Korrierin” thotë se nisma për kufizimin e imunitetit të deputetit duhet të fillojë nga ndryshimi në Kushtetutë. Sipas tij, çdo ligj tjetër që kufizon imunitetin do të krijonte kontradiktën me nenin kushtetues, i cili e përcakton imunitetin e deputetit. I pyetur për “qëndrimin pritës” të Partisë Demokratike, Starova thotë se PD-ja mund të bëjë edhe kundërpropozime, të cilat mund të ndikojnë në paketën e propozuar nga Partia Socialiste për Reformën në Drejtësi. Duke folur për çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor, aleati i Partisë Demokratike, Arjan Starova shpjegon arsyen se pse aleatët e pranuan vendimin për këtë sistem, për të cilin vetë ai mendon se “nuk është gijotinë politike për partitë e vogla”. Duke folur për votimin pro të aleatëve të djathtë për ndryshimet kushtetuese, Starova shpjegon premtimin e kryeministrit Sali Berisha për zgjedhjet e ardhshme, pas të cilave shpreh sigurinë se Bashkimi Liberal-Demokrat do të jetë sërish në parlament, edhe sikur të detyrohet të dalë i vetëm.

 
-Zoti Starova, po diskutohet për kufizimin e imunitetit të deputetit. Partia Socialiste kërkon që nisma të përfshihet në “Paktin për Drejtësi”. Si e shihni qëndrimin pritës të PD-së, e cila nuk po bën asnjë propozim?

-Arjan Starova: “Në të vërtetë, ka qenë PD-ja dhe koalicioni i Qendrës së Djathtë ata që kanë iniciuar idenë e kufizimit me ligj të imunitetit të deputetit, menjëherë pas fitores së tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005. Pas rreth dy viteve të kundërshtimeve të PS-së dhe koalicionit të majtë, tani së fundi, madje muajin e fundit, siç duket, këta u bindën se kufizimi i imunitetit është diçka që i shërben shumë mirë synimit madhor të luftës të suksesshme kundër krimit e korrupsionit e cila është një ndër kushtet e integrimeve madhore Euroatlantike të Shqipërisë. Pak rëndësi ka nëse kjo ide, tani jepet në një formë të re nga të majtët, sepse format, siç dihet, janë përherë të dorës së dytë në krahasim me përmbajtjen. Nuk mund të them se PD-ja nuk po bën asnjë propozim për reformën në drejtësi, sepse PD-ja është në Qeveri dhe ajo vepron çdo ditë për reformat nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. Meqenëse kjo reformë është mirë të jetë konsensuale, nuk ka rëndësi se kush e merr nismën për të propozuar. Në fund të fundit, të propozosh nuk do të thotë të vendosësh dhe ndonëse në “pozicion pritës”, siç e quani ju, PD-ja me kundërpropozimet e veta mund të ndikojë që paketa të ndryshojë shumë nga përmbajtja e saj fillestare, ose mund t’a pranojë atë me më pak ndryshime. Të mos harrojmë se e rëndësishme është që “paketa” të përputhet me nevojat e qytetarëve shqiptarë në tërësi për reformën në drejtësi”.

-Janë bërë shumë diskutime, për të ndryshuar ose jo Kushtetutën për çështjen e imunitetit. A ka rrugë tjetër veç ndryshimit të Kushtetutës, për të kufizuar imunitetin?

-“E vetmja mënyrë është që të ndryshohet Kushtetuta në Nenin përkatës 73. Çdo ligj tjetër që kufizon imunitetin e deputetëve, pa u bërë amendamenti përkatës i Nenit 73 do të krijonte kontradiktën ndërmjet këtij neni dhe ligjit për kufizimin e imunitetit. Si rrjedhojë, meqenëse ligji kushtetues është i një niveli më të lartë sesa ligji përkatës, atëherë ky ligj do të mbetej i pazbatueshëm nëse një deputet i caktuar do të kishte dëshirë të mos e zbatonte. Ndoshta, amendamenti që mund t’i bëhej Nenit 73 të Kushtetutës, mund të ishte i tillë që vetëm t’i hapte rrugë miratimit të një ligji për kufizimin e imunitetit. P.sh., mund të shtohej pak a shumë ideja se “deputeti mund të ndiqet penalisht pa autorizim kur Kuvendi vendos me një ligj të veçantë ose deklaratë të cilat kanë fuqi vepruese vetëm brenda një Legjislature ose një periudhe kohore më të shkurtër”. Ideja e kufizimit kohor të së drejtës së Prokurorisë për të ndjekur deputetin penalisht pa autorizimin e Kuvendit vetëm brenda një Legjislature të Kuvendit mbështetet në dy arsye: e para, deputetët e çdo Legjislaturë të zgjedhur rishtaz  nuk mund të kushtëzohen nga vendimet që kanë marrë për vetveten në legjislaturën e mëparëshme dhe, së dyti, përvoja e vendeve të tjerë demokratikë mbi imunitetin e deputetit, përgjithësisht duhet respektuar me përjashtim të periudhave kohore të veçanta kur kjo është e nevojshme, si tani në rastin e Shqipërisë kur na duhet të fitojmë në luftën e rëndësishme kundër krimit e korrupsionit”.

-Kthehemi te ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor, për të cilin ju keni deklaruar se “nuk është gijotinë politike për partitë e vogla”. Fillimisht, aleatët kundërshtuan, por më pas e votuan. Çfarë i bëri aleatët të ndryshojnë mendje?

-“Fillimisht, unë e kam vështruar këtë reformë zgjedhore si mundësi për t’u shndërruar në “gijotinë politike” për partitë e vogla. Në njëfarë mënyre, fillimisht, unë pasqyrova shqetësimin tim e të kolegëve të tjerë të partive të vogla në rrethanat e një paqartësie për reformën zgjedhore e ligjin e ri zgjedhor. Më pas, u kuptua se ky ligj i ri zgjedhor, proporcional rajonal, nuk ishte aq i keq sa komentohej dhe se komentet e debatet ishin bërë pa u mbështetur në përllogaritjen e të gjithë faktorëve të fushatës së ardhshme zgjedhore. Kështu, pragu zgjedhor brenda një zone zgjedhore nuk ishte aq i paarritshëm sa ç’thuhej kur ende nuk ishte i qartë ligji, mundësia e koalicioneve ekzistonte dhe partitë e mëdha dukeshin të interesuar për të, vendit i jepej një parlament më cilësor e më përfaqësues, krijohej një përpjestim më i drejtë ndërmjet deputetëve dhe zonave zgj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›