Mirel Integrimi projekt madhor kerkon konsensus te gjere
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ftoi komisionin Europian që statusin e Shqipërisë ta kushtëzojë me heqjen e imunitetit të zyrtarëve.
Deklarata e ministres së Integrimit Majlinda Bregu u bë në mbyllje të komitetit të Stabilizim-Asociimit, ku qeveria shqiptare është përgëzuar për stretegjinë antikorrupsion dhe kuadrin e kompletuar ligjor për të luftuar korrupsionin. Por imuniteti i zyrtarëve, pjesë e 12 kritereve të BE-së, edhe sipas drejtorit për Ballkanin Perendimor në Drejtorinë e Zgjerimit Pier Mirel, është një hap që duhet përmbushur, teksa theksoi se askush nuk duhet t’i fshihet llogaridhënies në emër të pavarësisë së institucionit.
Pala europiane ka vlerësuar ecurinë e reformave, miratimin e ligjeve me tre të pestat, strategjinë e re për pronat, zgjedhjen e avokatit të popllit dhe komisionerit kundër diskriminimit, si dhe ka kërkuar dhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Konsensusi duhet të vijojë për përmbushjen e reformave ne mënyrë që vendi të shkojë drejt progres-raportit të radhës në vjeshtë me një plan veprimi të zbatuar.
“Kam parë që integrimi i Shqipërisë është projekti madhor i Shqipërisë dhe në mënyrë që ky projekt të ketë sukses, ajo që kërkohet është konsensus i gjerë mes palëve politike”-deklaroi Mirel.
Këshilli i Ministrave miraton të mërkurën planin e veprimit i cili do të dorëzohet ne Bruksel, ndërsa palës shqiptare i mbetet detyra kryesore: zbatimi i angazhimeve që mazhoranca dhe opozita kanë ndërmarrë në këtë dokument që ka firmën e dy palëve.