E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi i makines se policit

Automjeti i një efektivi të patrullave të përgjithshme të Policisë së Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës, është hedhur në erë në të gdhirë të së dielës. 
Ngjarja ka ndodhur para komisariatit në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit, por si pasojë e shpërthimit nuk ka patur persona të lënduar. 
Fill pas ngjarjes në vendin ku ndodhi shpërthimi shkuan oficerët e hetimit të krimit të komisariatit, ata të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. 
Sipas burimeve policia ka nisur hapjen e të gjitha çështjeve ku ka dhënë informacione apo është përfshirë në hetime oficeri E.ZH., por pa mundur të identifikojnë një pistë konkrete për ngjarjen.
Vetë oficeri mësohet të jetë shprehur se nuk ka patur përplasje apo kërcënime të cilat mund t’i identifikonte si motiv për ngjarjen. 
Vitin e kaluar në të njëjtën zonë pati shpërthim po me eksploziv në hyrjen e banesës së një oficeri të lartë të policisë, që në atë kohë ishte zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve në Tiranë, ngjarje kjo ende e pazbardhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›