E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artistet ne fushate kunder urise ne Afriken lindore

Disa nga yjet me te shquara te muzikes filluan nje fushate boterore ne media per te ndihmuar ti jepet fund krizes ne rritje te urise ne Afriken Lindore.

Ne kushtet kur uria dhe thatesira kane pllakosur Afriken Lindore disa nga muzikantet me te famshem te botes u drejtohen admiruesve te tyre per te dhene ndihma.

Kete jave kengetaret Lady Gaga Jennifer Lopez dhe Rihanna ju bashkuan me teper se 150 yjeve te muzikes sporteve dhe filmit ne fushaten per ti dhene fund urise. Fushata njihet si Im gonna be your friend Jemi miqte tuaj dhe prane jush.. Grupi U2 kengetaret Sting Pul Makartni Madona The rolling Stones Justin Bajber dhe Jay-Z jane mes individeve dhe grupeve te famshme te cilet po i perdorin faqet e tyre ne Facebook dhe Twitter per tu bere thirrje admiruesve te shumte te dhurojne para per te luftuar urine. Miliona njerez ne mbare Afriken Lindore perfshire edhe banore nga Etiopia dhe Kenia perballen me urine. Me teper se 36 milione njerez ne Somali kercenohen nga uria me e keqe ne bote gjate 20 viteve te fundit.

Te marten e kaluar fushata Im gonna be your friend publikoi nje video te shkurter me pamjet e femijeve te uritur dhe te etur dhe regjistrimin e Bob Marlit me grupin muzikor The WailersHigh tide or low tide. Kenga u regjistrua fillimisht ne vitin 1973 dhe ne te perfshihen lirikat e Bob Marlit Im gonna be your friend.

Donacionet per videon dhe nga shkarkimi  i saj ne internet do ti shkojne shoqates Save the children nje organizate boterore bamiresie qe po grumbullon me urgjence para ushqime dhe uje te pijshem si dhe ilace ne rajonin e goditur nga thatesira. Organizata shpreson qe videoja te ndiqet nga me teper se 600 milione vete. Videon mund ta gjeni ne internet adresa www.imgonnabe yourfriend.org si dhe www.facebook.com/bobmarley.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›