E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danny e fiton yllin

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 11:53

Aktori Danny DeVito e ka fituar yllin e tij në “Walk of Fame” (Sheshin e të famshmëve)

Aktori i filmit “Batman Returns” ka qenë shumë i kënaqur që e ka marrë këtë nderë dhe ka bërë disa fotografi komike, duke i hequr këpucët dhe duke ecur zbathur mbi ylli në mënyrë që mos ta njollos atë.

Aktori 66 vjeçar, ishte i shoqëruar në këtë ceremoni prezantimi me gruan e tij Rhea Perlaman dhe tre fëmijët e tij, Lucy, Grace dhe Jacob.

“Pyetja është, a duhet ta marrë këtë nder apo mos ta marrë? Apo ta dërgoj atë në këtë shitoren këtu apo çdo ditë të vij ta pastrojë atë?”, tha me humor Danny.

Ai ka dhënë po ashtu shumë nënshkrime për adhuruesit e tij. Aktori shtatshkurtër ishte paraqitur për herë të parë në serialin “Taxi” me rolin e dispeçerit, Louie De Palma, që u shfaq nga viti 1978 deri me 1982, para se të luaj edhe në filma të metrazhit të gjatë, përfshirë këtu edhe hit filmat “Romancing the Stone”, “Twins”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Wise Guys”.

Ai po ashtu ka bërë regjinë e disa filmave, përfshirë këtu filmin “Throw Momma from the Train” dhe bashkë me gruan e tij ka themeluar kompaninë e produksionit të filmave “Jersey Films”, me të cilën ka realizuar filmat “Pulp Fiction” dhe “Garden State”.

Ylli i Danny është i 2445-ti me radhë në “Sheshin e yjeve” dhe ceremonia e prezantimit të yllit të tij nuk ishte shumë e madhe, sikurse e disa yjeve të tjerë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›