E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA kontrollohet banesa ku mbaheshin te burgosura tre grate prej 10 vjetesh

Zinxhira dhe litarë janë gjetur në kantinën e banesës në Klivlend, Ohajo ku janë mbajtur të mbyllura me forcë për 10 vjet tre gra amerikane. Policia kishte qenë dy herë më shtëpinë e tmerreve por agjentët nuk kishin dyshuar për asgjë. Ndërkohë që tre vëllezërit, Ariel, Pedro dhe Onil Kastro janë akuzuar për rrëmbim. Mishel, Amanda dhe Xhina mbaheshin të burgosura në dhoma të ndara dhe liheshin të lira në kohë të ndryshme. Agjenti special i FBI-së është shprehur se tmerri ka përfunduar për tre vajzat dhe se ato janë një shembull i pastër për mbijetesën. Tre të rejat dhe vajza e vogël e Amandës kanë dalë nga spitali dhe janë nën kujdesin e FBI-së. Një burim nga policia ka bërë të ditur se rrëmbyesit i rrihnin nëse ndonjëra nga ato mbetej shtatzënë, për të shkaktuar abort. Pas lirisë së marrë falë dhe fqinjit, tashmë hero, vajzat duhet të bëjnë llogaritë me pasojat e një tmerri 10 vjeçar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›