Artistet shqiptare reflektim per diktaturen dhe Perendimin ne Itali
E titulluar Lidhje e dyfishte ekspozita eshte hapur mbreme ne muzeun e artit bashkekohor Casa del Masaccio. E kuruar nga Valerio Dehograve dhe Andi Tepelena kjo ekspozite zbulon perceptimin e nje brezi artistesh qe u rriten ne Shqiperine komuniste e qe pas viteve 90 u larguan drejt Perendimit ne kerkim te formave te reja te shprehjes
Shqiperise takohen ne nje ekspozite te perbashket ne Itali. Lidhje e dyfishte eshte hapur mbreme ne muzeun e artit bashkekohor Casa del Masaccio. E kuruar nga Valerio Dehograve dhe Andi Tepelena kjo ekspozite zbulon perceptimin e nje brezi artistesh qe u rriten ne Shqiperine komuniste e qe pas viteve 90 u larguan drejt Perendimit ne kerkim te formave te reja te shprehjes. Helidon Gjergji artisti qe jeton ne Amerike dhe i njohur per nderhyrjet e tij ne fasadat e Tiranes Artan Shabani Lek Gjeloshi Venera Kastrati Armando Lulaj Alban Muja Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj Alketa Xhafa Driant Zeneli dhe Fani Zguro prezantohen here me instilacione video piktura apo gjetje te tjera artistike ne kete ekspozite. Nje pjese e puneve te tyre jane te njohura per publikun shqiptar te cilat i lidh bashke konteksti ne te cilin jane krijuar. Nga ana tjeter shteti i zgjedhur per ekspozim ka gjithashtu nje lidhje te dyfishte me keta artiste. Shume nga artistet e lindur ne vitet lsquo80 ne Shqiperi kane ndertuar nje imazh te Perendimit permes vizitave ne Itali apo rrjetit televiziv italian. Shkembimet Itali-Shqiperi kane qene sigurisht te privilegjuara e keshtu eshte krijuar nje marredhenie e thelle midis dy kulturave. Per me teper shume artiste te rinj kane studiuar ne Akademite e Arteve te Bukura te Italise dhe kjo ka krijuar nje komunikim te afert dhe intim mes dy kulturave. Ndersa Artan Shabani eshte i njohur per ciklet e tij te pikturave Venera Kastrati e zhvendosur ne Itali luan me artin e hijeve per te sjelle tema te ndjeshme te gjendjes emocionale te njerezve te kushtezuar nga situata emergjente si totalitarizmi lufterat e diskriminimi social. Armando Lulaj i cili po ashtu jeton ne Itali ka zgjedhur kryesisht videon per te sjelle ne vemendje fenomene ashtu si edhe artisti kosovar Alban Muja. Te gjithe emrat e tjere pjesemarres jane artiste shqiptare qe po integrohen gjithnje e me shume ne arenen nderkombetare te artit bashkekohor. Nga njera ane eshte e vertete se shume artiste kane marre distancen nga bota e vjeter komuniste qe kane gjetur ne vendin e tyre po nga ana tjeter jane jashtezakonisht kritike per vendosjen e dhunshme te kapitalizmit ne kulturen e tyre. Ne veprat e tyre del ne pah nje kritike ndaj pushtetit qe eshte jashte cdo ideologjie si dhe evidentimi i marredhenieve me shoqerine dhe pushtetin te cilat denoncohen me inteligjence ne veprat e tyre. Kesisoj ekspozita nxjerr ne pah kete veshtrim te dyfishte midis atyre qe jetojne nje realitet te ndryshem nga ajo qe i eshte trasheguar nga tradita apo dhe historia si dhe veshtiresia per te jetuar nje gjendje dhe stil te ri jete thote kuratori Andi Tepelena. Sipas tij arti i ri shqiptar jeton ne nje dimension te dyfishte qe lejon leximin kritik te botes aktuale por pa asnje nostalgji per te kaluaren. Per kete arsye ne veprat e tyre shpesh ngrene krye forma kritike ndaj pushtetit ekskluziv ekonomik dhe nevoja per te krijuar nje vetedije kritike te qytetaret duke mos pranuar pa kritikuar menyren e jeteses europiane e perendimore. Kjo ekspozite e cila ka lindur si nje bashkepunim mes qendres per artin bashkekohor Casa del Masaccio galerise Pier Giuseppe Carini amp Luciano Donatini dhe Art Kontakt do te qendroje e hapur deri me 9 janar 2011.