E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret nje dekor i dhunshem i politikes

Ne vjeshten e vitit 1988 ne sheshin qendror te Tiranes permendores se Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu do ti bente karshillek nje tjeter permendore ajo e diktatorit Enver Hoxha. Ceremonia e perurimit te shtatores se Hoxhes ashtu sic edhe pritej u shnderrua ne nje feste te madhe politike. Asokohe student mbaj mend sesi na nxoren nga mesimi dhe sipas fakulteteve na rreshtuan ne rrugica te ndryshme te Tiranes duke na mbajtur ne kembe per disa ore. Studentet u porositen qe askush te mos e prishe rreshtimin ndersa ata qe do te mungonin do te perjashtoheshin nga shkolla. Keshtu kishte ndodhur edhe me nxenes te shkollave punetore te uzinave nepunes te administrates e grupime te tjera qytetare. Ne menyre te organizuar erdhen me trena e autobuse punetore e nepunes edhe nga qytete te tjera duke u bere pjese e ketij dekori te madh politik. Me pas kuadratet u drejtuan njeheresh ne vendqendrimet e percaktuara ne sheshin Skenderbej perpara nje tribune nga ku Ramiz Alia do te bente edhe nje here betimin solemn para Enver Hoxhes per te vazhduar rrugen e tij.

Kane kaluar 22 vjet nga ajo kohe dhe shtatorja e Enver Hoxhes nuk eshte me ne shesh ndersa ne vendin ku ka qene piedestali ka mbetur vetem nje pirg dheu mbi te cilin ish te perndjekurit rreken te vendosin nje pankarte ne shenje kujtimi per viktimat e komunizmit. 22 vjet jane shume dhe mjaftueshem qe nje shoqeri e dale nga erresira te pesoje nje metamorfoze te plote ndryshim rrenjesor ekonomik social e shoqeror e mbi te gjitha nje ndryshim te madh politik e mental.

22 vjet me vone ne konstatojme se kemi bere goxha ndryshime jemi ne NATO do te levizim se shpejti pa viza jemi zhvilluar ekonomikisht kemi rruge me te mira pallate te larta e ndertesa moderne kushte jetese me te mira dhe standarde te tjera te lirise se mendimit shprehjes medias prones etj.

Por 22 vjet me pas ne kemi serish te njejtin mentalitet ne marredheniet mes pushtetit e politikes ne pergjithesi me popullin. Edhe pas kaq vitesh populli vazhdon te jete ende ne kuadrat ashtu si ne nje parade ushtarake ku turmat vihen te parakalojne perpara tribunave ku krekosen udheheqesit. Ne daten 12 nentor qeveria organizoi nje koncert te madh ne sheshin Nene Tereza per te festuar heqjen e vizave. Nepunesit e administrates shteterore ne kryeqytet u urdheruan qe te jene te pranishem ne sheshin Nene Tereza. Ndersa ne qytetet e tjera nepunes bashkish te drejtuara nga te djathtet punetore ndermarrjesh shteterore arsimtare mjeke infermiere e qytetare te angazhuar politikisht u organizuan nga drejtuesit e institucioneve u hipen neper autobuse dhe mberriten ne Tirane. Serish e njejta frike dhe i njejti paralajmerim kush nuk vjen mund te humbase vendin e punes. Keshtu ndodhi edhe ne koncertin e organizuar per diten e punetoreve 1 Maj. Keshtu ka ndodhur prej 20 vitesh ne cdo miting elektoral ose jo me cdo parti ne pushtet apo ne opozite.

Ata qe jane ne marredhenie pune me shtetin jane te shtrenguar te marrin pjese ne ceremoni festive perurime dhe fushatat e partise ne pushtet. Ndersa ata qe jane ne marredhenie pune me pjesen e pushtetit te drejtuar nga opozita jane te shtrenguar te marrin pjese ne protesta. Te gjithe mbajme mend protesten maratone te opozites dhe autobuset qe transportonin drejt Tiranes administraten e bashkive dhe komunave qe drejtohen nga te majtet.

Eumlshte e vertete qe ka njerez te cilet me deshiren dhe vullnetin e tyre te lire marrin pjese ne tubime festive ose protesta. Eumlshte me se normale qe nepunes apo qytetare te thjeshte te angazhuar ose jo politikisht te jene pjese e nje aktiviteti politik e nje proteste apo e nje feste. Por eshte teresisht absurde eshte e papranueshme dhe nje dhunim flagrant i te drejtave te njeriut qe nepunesit e administrates te vihen ne rresht e te dergohen ne sheshe e salla per te bere dekorin e skenes per te luajtur ne menyre te dhunshme figurantin e nje filmi ku do te interpretojne lideret e politikes. Ne cdo vend demokratik ka turma prej mijera dhjetera mijera e madje qindra mijera njerezish qe mbeshtesin nje parti apo lider te caktuar. Por kurre dhe askund ne nje vend demokratik njerezit nuk detyrohen te shkojne ne takimet politike kurre dhe askund ne nje vend demokratik ata nuk kercenohen se do te humbasin vendin e punes nese nuk shkojne ne nje miting apo proteste. Politikanet jane te bindur se shume prej pjesemarresve ne keto tubime jane aty ne menyre te dhunshme jane pa deshire jane nga frika. Por atyre u intereson vetem turma packa se si eshte mbledhur ajo atyre u intereson kopeja e njerezve qe perben dekorin televiziv vetem e vetem qe nje miting apo nje proteste te quhet madheshtore.

Edhe pse te shtrenguar ta bejne kjo bindje kolektive e shume shqiptareve eshte nje praktike qe duhet flakur tej sa pa u bere serish edukate shoqerore. Pasi eshte po ajo bindje e verber qe nga shoqeri 50 vjet ne komunizem ku ne fillimisht me dhune u edukuam te brohorisnim me pas para cdo tribune e cdo zyrtari.

Nuk eshte kjo nje ftese per te bojkotuar politiken por nje thirrje ndaj njerezve qe te ngrihen kunder dhunes politike qe na ben pjese te dekoreve ne festa e protesta. Ne duhet te dime te festojme vete edhe pa politiken ashtu sic duhet te dime edhe te protestojme vete serish pa politiken. Ne duhet ta bemje kete pasi shenjat jane vertet te frikshme. Politika i ka zhdukur sindikatat dhe organizimet shoqerore dhe me rotacion ajo ben sot here qeverine here opoziten dhe njekohesisht edhe levizjen sindikale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›