E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari Kampioni i Fazes I mundi Elbasanin

Vlonjatet marrin nje fitore me permbysje ne transferte

Eumlshte Flamurtari surpriza e kesaj pjese te sezonit. Vlonjatet jane shpallur kampionet e Fazes se Pare te Kategorise Superiore. Ky ka qene verdikti me i rendesishem javes se 11-te qe ka konsumuar edhe dy ndeshje respektivisht ne stadiumin Qemal Stafa te kryeqytetit dhe ne Ruzhdi Bizhuta te Elbasanit ku luanin skuadra me emer dhe tradite te madhe ne futbollin tone nder te cilat edhe pretendente serioze per titull. Sic eshte Flamurtari i cili i tregoi ambiciet e veta edhe ne Elbasan ku arriti te fitoje me rezultatin 2-1 duke rikthyer dizavantazhin e hershem te fiksuar nga verdheblute vendes ne minuten e 14-te me ane te E. Dalipit. Vlonjatet e drejtuar nga Gugash Magani sapo e kane pare veten ne dizavantazh kane reaguar fuqishem dhe me prepotence duke e spostuar lojen ne prapavijen verdheblu. Mundohen te ngrene barrikada para kuadratit te Llanit lojtaret e Elbasanit por Daniel Xhafa me shoke duket se jane te kalitur mire me cfaredolloj pengese ne kete kampionat. Duhej te vinte minuta e 31-te qe golashenuesi kryesor i kuqezinjve D.Xhafaj te barazonte shifrat duke kurorezuar kesisoj iniciativen dhe dominimin e lojes nga miqte pas golit te vendesve. Nuk do te vononte shume dhe Elbasanin do ta ndeshkonte nje ish i tij pikerisht Julian Ahmataj qe ne minuten e 36-te do te realizonte golin e dyte per vlonjatet. Permbysja ka ardhur ne kohe rekord teksa verdheblute e shikojne veten te mundur edhe pse kishin shenuar te paret. Me rezultatin 2-1 do te mbyllej pjesa e pare nderkohe qe e dyta eshte me e kujdesshme per Flamurtarin qe mendon shume te ruaje epersine ndersa verdheblute shfaqen te pafuqishem dhe te pasakte per ti barazuar shifrat. Natyrisht raste per te dyja skuadrat jane krijuar edhe ne fraksionin e dyte por portat respektive nuk jane arritur me. Si ajo e Dushkut te Elbasanit qe ka zevendesuar Llanin ne pjesen e dyte ashtu ajo e Spahos se Flamurtarit qe ka ulur ne stol prej disa javesh Mocken. Ky 3 pikesh e ka ngjitur skuadren vlonjate ne vendin e pare te klasifikimit duke parakaluar keshtu Dinamon e cila pasohet me pas nga Skenderbeu. Vlonjatet jane edhe kampionet simbolike te fazes se pare te kampionatit te 72-te kombetar te futbollit. Kjo eshte nje merite e tyre pasi ne kete faze te kampionatit ka qene edhe skuadra me e bukur e cila ka luajtur nje futboll per tu admiruar e orkestruar nga nje trajner i brezit te ri si Gugash Magani i cili ka mundur te gjeje ekuilibrin mes lojtareve me eksperience dhe atyre talenteve te rinj. Nderkohe qe rezultati i djeshem eshte nje tjeter goditje per Elbasanin i cili pervecse eshte salduar ne vendin e fundit ne renditje duket se eshte mberthyer nga nje krize qe po i ha koken.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›