Artisti John Pizzarelli hedh ne treg albumin e tij te ri Double Exposure

Kengetari dhe kitarristi John Pizzarelli njihet per shnderrimin e muzikes klasike pop ne melodi te qeta xhazi. Ky horizont i ri i muzikes se John Pizzarelli paqyrohet ne albumin me titull Double Exposure.
Nuk eshte dicka e zakonshme te degjosh pjesen klasike te grupit Allaman Brothers In memory of Elizabeth Reed te interpretuar nga nje muzikant xhazi. Sidomos kur interpretohet nga nje muzikant i nje kalibri si ai i John Pizzarelli.
lt--AV--
Degjohet ne interpretimin e tij ndryshimi delikat ne orkestrimin e pjeses Diamond Girl te grupit Seals and Crofts nje kalim nga rroku i qete i viteve 70 ne pjese xhazi reminishente te Miles Davis me titull So What.
Ndikimi muzikor ne prirjen artistike te John Pizzarellit eshte i gjere. Natyrisht qe Miles Davis ishte nje prej heronjeve me te cilet ai u rrit por gjithashtu idhull per te ishin edhe Nat King Cole Frank Sinatra Antonio Carlos Duke Ellington dhe grupi The beatles.
Pjesa I feel fine e tij shenjon edhe rikthimin e tij tek kenget e The Beatles. Ne vitin 1998 ai hodhi ne treg albumin me titull John Pizzarelli takon The Beatles.
Albumi i tij i ri Double Expsure permban bashkepunime si ai me Joni Mitchell me titull Free man in Paris apo ai me Tom Waits Drunk on the moon me Leiber dhe Stoller ne kengen Ruby Baby etj. Gjithashtu ne album ka edhe pjese me Neil Young Billy Joel dhe Donald Fagen .
Johni deklaron se muzika e tij eshte kryesisht muzike pop dhe jazz e perfshire ne nje ndaj dhe titullli i albumit eshte Double Exposure. Per te bere kete album ai thote se Ideja e ketij albumi ishte qe muzika xhaz te nderthurej me kenget pop cka do te ishte argetuese dhe e pelqyeshme nga degjuesi.