E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti One World Youth sjell pervojen globale tek te rinjte ne Kosove

Organizata jo-fitimprurese One World Youth Project sjell pervojen globale tek te rinjte ne Kosove permes teknologjise se internetit. Gjate nje bisede me kolegun Festim Gashi drejtorja per komunikim e kesaj organizate Anjali Daryanani  tha se studentet e Kosoves kane veshtiresi te udhetojne jashte vendit per shkak te pengesave me vizat dhe ky program u ofron atyre mundesine per te diskutuar temat e perbashketa me studentet amerikane pa patur nevoje te udhetojne ne Shtetet e Bashkuara.

Zeri i Amerikes Organizata juaj One World Youth Project eshte e perfshire ne disa projekte per te rinjte ne vende te ndryshme te botes perfshire Kosoven. Me cfare projekte po merret organizata juaj ne Kosove

Anjali Daryanani Ne Kosove ne punojme me universitetin e Prishtines. Synimi yne eshte qe studentet e ketij universtiteti qe te behen udheheqes te plan-programeve globale per nxenesit e shkollave te mesme dhe pastaj ti veme ata ne kontakt me nxenes nga nje vend tjeter per te eksploruar ceshtje te ndryshme si dialogu nderkulturor si te behen udheheqes ne komunitetet e tyre ceshtjet e perbashketa me te cilat ata perballen dhe se si mund te zgjidhen ato.

Zeri i Amerikes Nje nga qellimet e organizates suaj eshte ofrimi e nje pervoje globale per studentet qe nuk mund te udhetojne jashte vendit.   Si po e realizoni kete synim ne Kosove
Anjali Daryanani Ne Kosove ne jemi ne gjendje te krijojme nje pervoje globale per nxenesit ne klasat e tyre te mesimit. Studentet e Kosoves ndeshen me pengesa te medha per te udhetuar jashte vendit. Ata  kane pengesa ne lidhje me ceshtjen e vizave. Ne u ofrojme nje pervoje globale permes teknologjise. Pra ne e realizojme lidhjen mes nxenesve dhe studenteve te shkollave te Kosoves me studente ne vende tjera te botes permes skype-it facebook-ut dhe YouTube-it . Permes ketyre metodave te komunikimit cdo jave studentet e Kosoves flasin drejtperdrejt me studentet ne Uashington. Ata flasin per ceshtje te ngjashme me te cilat perballen komunitetet e tyre. Studentet flasin me njeri tjetrin edhe per aktivitet e tyre ne shkolle muziken qe pelqejne dhe tema tjera. Ata shpesh pyesin njeri tjetrin cfare shpresoni ne kete bote cili eshte vizioni juaj Pra ata ndajne me njeri tjetrin enderrat dhe vizionet e tyre per te ardhmen dhe shpesh ata gjejne gjera te perbashketa te cilat i diskutojne se bashku.

Zeri i Amerikes Si eshte niveli i interesimit te studenteve kosovare per projektin tuaj ne Kosove Si eshte bashkepunimi juaj me shkollat ne Kosove

Anjali Daryanani Po ne Kosove kemi te angazhuar 10 studente te universitetit te Prishtines te cilet i kemi pergatitur per te punuar ne projektet tona me nxenesit e shkollave te mesme. Ata kane rolin e keshilltarit ne komunitetet e te rinjve ne Kosove. Keta studente punojne me 20 deri 30 nxenes tjere te shkollave te mesme. Pra atje kemi rreth 40 deri 50 studente dhe nxenes te cilat jane te angazhuar me projektet tona ne Prishtine Gjakove dhe qytete tjera ne Kosove.

Zeri i Amerikes fare shpresoni te arrini permes ketyre projekteve pervec krijimit te nje pervoje globale per studentet dhe nxenesit

Anjali Daryanani Ne jemi nje ndermarrje shoqerore qe shpresojme te sjellim arsimin ne shekullin e 21-te. Nese i hedhim nje veshtrim arsimit sot ai nuk ka evoluar shume. Perparesite dhe vlerat ne fushen e arsimit ne shekullin e 21-te jane te njejta me perparesite dhe vlerat qe kjo fushe i ka patur 50 ose 100 vite me pare nuk eshte zhvilluar ne masen e mjaftueshme per tu pershtatur me nevojat e ketij shekulli. Kurse sektoret e tjere si ekonomia biznesi politika mjekesia jane zhvilluar dhe jane pershtatur me frymen e ketij shekulli. Problemi me arsimin e mesem qendron ne ate se shumica e nxenesve qe perfundojne kete nivel shkollimi pajisen me aftesi te shekullit te kaluar. Ata nuk jane te pergatitur te shkembejne biseda dhe pervojen e tyre me njerez nga kultura tjera dhe nga vende te tjera ne nje menyre te respektueshme ne nje ambient multikulturore. Ata gjithashtu nuk jane te pergatitur te marrin pergjegjesite e tyre per sfidat me te cilat perballet bota. Ne Kosove nxenesit dhe studentet nuk jane ne gjendje te prezantojne ceshtjet me te cilat ndeshen ne jeten e tyre. Kosova kohet e fundit ka perjetuar luften dhe shume nxenes dhe studente ende po merren me pasojat e luftes. Ata kane nevoje per nje mundesi per te diskutuar pervojat e tyre me nxenes nga vende te ndryshme. Ky program u jep mundesi nxenesve te trajtojne ceshtje te ndryshme dhe te marrin mendimin e kolegeve te tyre nga vende te tjera per te zgjidhur problemet me te cilat perballen.

Zeri i Amerikes Cilat jane planet dhe projektet tuaja te ardhshme ne Kosove

Anjali Daryanani Ne kemi ne plan te zgjerojme aktivitetin tone ne universitete tjera dhe qytete tjera ne Kosove per te ndertuar nje komunitet mbeshtetes rreth ketij angazhimi nderkombetar dhe lidershipit politik. Pra do te rrisim numrin e studenteve te angazhuar ne kete program.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›