E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje film izraelit portretizon rivalitetin at e bir

Filmi Footnote i regjisorit izraelit Joseph Cedar trajton rivalitetin mes dy studiuesve. Njeri prje tyre eshte i terhequr nga shoqeria dhe e ka kaluar jeten duke analizuar hollesite e panjohura ne tekstet e lashta. Tjetri i sheh tekstet ndryshe ne kontekstin e periudhes kur ato jane shkruar. Ata jane at e bir dhe marredhenia e tyre  rrezikon te prishet kur njeri prej tyre nderohet me cmimin me te larte kombetar

Minister i Arsimit Professor Shkolnik Congratulations. Profesor Shkolnik Urime.

Thirret gabimisht babain tim

Anetaret e Akademise i kerkojne Urielit ti tregoje te atit per keqkuptimin qe ka ndodhur.

Nuk keni te drejte tia kaloni kete nderim qe ju behet juve babait tuaj.

Po ai do te me urreje

Babai i Uriel Shkolnik-ut Eliezer Shkolnik eshte nje studjues i veshtire i bojkotuar vite me pare nga koleget e tij.  Vleresimi me i madh per te eshte nje informate plotesonjese nje footnote e nje eksperti te famshem kushtuar vepres se tij.

Eliezer nuk mund ta gelltise faktin qe i biri ka realizuar famen per te cilen ai vete eshte perpjekur gjithe jeten ta arrije. Prandaj ai i thote vetes dhe te tjereve se ai eshte studjuesi i vertese dhe se i biri ka bere mashtrim.

Producenti Joseph Cedar thote se Uriel e ndjen se nuk ka zgjedhje tjeter vecse te duroje mllefin e te atit. Ai beson se mund te arrije kompromis. Nganjehere te duket se regjisori do te trajtoje ne kete film nje shqetesim me te madh qe kane sot izraelitet.

Kompromisi dhe paqja jane te pandara. Paqja ne bote eshte rezultat i kompromisit. Ne anen tjeter Eliezer nuk deshiron harmonine. Ai kerkon te verteten. Kur babai kembengul tek e verteta atehere rebelimi i femijes synon vendosjen e paqes. Ideja eshte une bej kompromis per dicka ti per dicka tjeter dhe jetojme se bashku ne harmoni. Per shkak te harmonise duhet te heqesh dore nga disa parime.

Uriel Shkolnik I have no idea who this man is and he is my father.- Nuk e kuptoj kete njeri dhe ai eshte babi im

Filmi Footnote trajton mbi te gjitha marredhenien at-bir dhe nevojen njerezore per te njohur arritjet jetesore.  Po ashtu ai tallet me faktin se si debatet mes studjuesve per disa imtesira ndezin luftra akademike.

Te gjithe jane te mendimit qe kete vit te nderohesh ti me cmimin.

Ne fund Urieli i cili gjithmone ka kerkuar suksesin heq dore nga cmimi per hir te te atit. Nga ana e tij Elizer zgjedh perkuljen nga parimi i tij per te verteten per te realizuar njohjen e meritave te tij.  Regjisori Cedar permes kameras se tij evidenton gjestet e aktoreve per te  theksuar tensionet e pashprehura me fjale. Editimi i videos se filmit eshte i shkelqyer dhe po ashtu edhe muzika e tij. Filmi Footnote u emerua per cmimin Oscar ne kategorine e filmave ne gjuhe te huaj dhe ka filluar se fundi te shfaqet ne kinemate amerikane.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›