Artistja 11 vjecare koncert per piano ne TOB
Artistja 11 vjeçare Rejsi Prosi ka dhënë një koncert për piano me prelude të mjeshtrit të pianos Jozef Hayden shoqëruar nga orkestra e harqeve të Teatrit të Operas dhe Baletit. Dirigjenti Altin Buli na bën me dije se një koncert në këtë moshë ka realizuar Tedi Papavrami.
Ndërkohë që Buli thotë se artistja e vogël demonstroi personalitet, lojë dhe ndjeshmëri, megjithëse ai shpjegon se në fillim ishte skeptik për realizimin e një koncerti nga një artiste në këtë moshë.
Rejsi Prosi rrjedh nga një familje artistësh. Ajo ka filluar studimet për piano në klasë të parë dhe sot është nxenese në liceun artistik “Jordan Misja”. Ka marrë pjesë në aktivitete e konkurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit ku ka fituar çmim të parë në Shqipëri dhe Maqedoni.