E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anan-Assad asnje marreveshje per dialog politik

Gjatë takimit me të dërguarin e Ligës Arabe Kofi Anan, presidenti sirian Bashar al Assad ka deklaruar se nuk mund të ketë dialog politik kur në vend veprojnë “grupe terroriste të armatosura”.
“Siria mbështet çdo përpjekje të sinqertë për të gjetur një zgjidhje, por nuk mund të ketë dialog përderisa grupe terroriste të armatosura përhapin kaos dhe destabilizojnë vendin”, deklaroi Assad. Qëllimi i vizitës së Kofi Anan ka qenë thirrja për një armëpushim ndërsa duket se kjo nuk është marrë aspak parasysh nga Asad, ushtarët e të cilit kanë vijuar me sulmet me bomba në qytetin veri-perëndimor të Idlibit. Takimi mes Annan dhe presidentit Assad zgjati për më shumë se dy orë, para se Annan të takonte ministrin e Jashtëm Ëalid al Moallem. Televizioni publik sirian raporton se takimet u mbajtën në një atmosferë pozitive.
Ndërkohë, paralelisht me vizitën e Annan, në Kajro po mbahej një takim mes ministrave të Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ai u shpreh kundër “ndërhyrjes së hapur” në çështjet e brendshme të Sirisë dhe theksoi se Rusia nuk po mbron asnjë regjim, por ligjet ndërkombëtare. Thirrjet për reforma që nisën me protestat pro-demokracisë një vit më parë kanë degjeneruar në akte dhune që e kanë çuar Sirinë drejt luftës civile. Kombet e Bashkuara deklarojnë se mbi 7.500 persona kanë vdekur si pasojë e dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›