Ranieri perlotet ne fitoren 2-0 te Interit
Një fitore mund të sjellë shkundjen e nevojitur dhe të rikthejë sezonin në rrugën e duhur. Mbi të gjitha nëse vjen pas shtatë ndeshjeve me rezultate zhgënjyese dhe përpara është sfida në Champions League, që vlen sa I gjithë sezoni.
Interi triumfoi 2-0 në fushën e Kievos dhe pas golave të Samuel e Militos, i emocionuar, trajneri Klaudio Ranieri nuk ua fshehu dot lotët telekamerave. Drejtuesi I stolit zikaltër ka shpejguar edhe përse-në e përlotjes.
“Ndodhi sepse e kam përzemër skuadrën dhe jam I lumtur për djemtë, të cilët luajtën mirë prej fillimit të ndeshjes dhe e meritonin fitoren pas një muaji me rezultate jo të kënaqshme”, deklaroi Ranieri.
Ai nënvijëzoi se i pëlqeu paraqitja e skuadrës, edhe sepse gjatë këtij muaji, në gabimin më të vogël Interi pësonte gol. Fakti që Milito humbi një 11-metërsh dhe traversa i prishi festën Sneijderit krijuan idenë se zikaltërit do të binin sërish, por sipas Ranierit “kundër Kievos, skuadra luajti si Interi i vërtetë”.
Suksesi në kampionat i shërben shumë skuadrës për ndeshjen e kthimit në 1/8-at e Champions League kundër Marsejës. Ranieri e ka të qart këtë fakt dhe kërkon mbështetjen e tifozëve.
“Ishte një fitore për Moralin dhe një rezultat që na lejon të marrim pak frymë lirisht. Tani shpresoj që ‘San Siro’ të mbushet plot dhe tifozët të na mbështesin, pasi nuk do ta kemi të thjeshtë të përmbysim humbjen e ndeshjes së parë në Marsejë, tha tekniku zikaltër. Fitorja me Kievon erdhi në momentin e duhur dhe tashmë duhet të përdorim të gjitha armët tona për t’u kualifikuar në Champions”.