Artpolis per HIV Aids
25 te rinj te komunave te ndryshme te Kosoves do te kene mundesi te krijimit te filmit te shkurter pas nje trajnimi te cilin e organizon Qendra per zhvillimin e Arteve- Artpolis ne bashkepunim me UNKT-ne.
Te rinjte sipas drejtueses se Artpolisit Zana Hoxhes do te ndahen ne 5 grupe ku do te krijojne pese filma te shkurter.
Trajnimi fillimisht do te jete tri ditesh ku gjate ketij intervali te rinjte do te trajnohen per filmin apo menyren se si krijohet filmi i shkurter duke perfshire ketu skenarin regjine kameren dhe te gjitha elementet qe jane te rendesishme ne krijimin e filmit.
147Pas ketyre tri diteve te rinjte do te kene nje jave ne dispozicion te krijojne sinopsiset apo skenaret per filmat e shkurter qe do te krijojne ne dy dite tjera te ardhshme. Me 27 dhe 28 nentor me ndihmen e kameramanit dhe anetareve tjere te ekipit do te kene mundesi qe te gjirojne keta filma per nje dite ndersa dita e dyte do te jete per montimin e filmit148 u shpreh Hoxha.
Gjithashtu Hoxha thote se trajnimi perfshin edhe pjesen ku te rinjte do te mesojne rreth virusit HIV Aids dhe mundesive parandaluese.
Pese filma do te krijohen ndersa 1 dhjetori dita nderkombetare e HIV-Aids shfaq ata filma ne Kino ABC ne kuader te edicionit te dyte te festivalit 48 oresh te te rinjve per HIV Aids 147Youth 48 Hours Video Fest148 i cili eshte nje format i festivalit qe perdoret nga MTV ne kampanjen per parandalimin e HIV Aidsit me bote.
147Keta filma pervec qe do te jepen me 1 dhjetor ne kino ABC do te jepen edhe ne qendra tjera te Kosoves ashtu sic ka ndodhur ne edicionin e pare ku jane krijuar shtate filma ndersa qe dy vite radhazi jane dhene neper komuna te ndryshme te Kosoves duke u percjelle nga dhjete mije te rinj148 u shpreh Hoxha.
Mundesia per tu infektuar me HIV-Aids eshte shume e madhe dhe ne forma te ndryshme temat e filmave do te trajtojne ne mundesite e infektimit me Aids njekohesisht edhe format e parandalimit.
Sipas Hoxhes Aids eshte me shume i paraqitur ne ato shoqeri ku eshte niveli me i larte i papunesise lidhemi me shume gjera qe ne i kemi ne shoqerine tone. 147Duhet te mundohemi qe ne forma te ndryshme te parandalojme kete virus para se te rritet numri i te infektuarve sic eshte ne disa vende tjera qe tashme eshte shnderruar ne epidemi dhe ideja qe te krijohet film per kete problem besoj qe eshte mjaft edukative148 u shpreh Hoxha.
Gjate ketyre diteve trajner do te jene Ilir Gjocaj per skenar per regji Ismet Sjarina ndersa gjate diteve te xhirimit do te jene edhe shtate persona tjere qe do te ndihmojne te rinjve ne teren qe eshte dhe puna me e rendesishme.
Filmat do te garojne ne mes vete ku do te ndahen edhe tri cmime per filmat me te mire. 147Per mua ky eshte nje nder aktivitetet qe te rinjte pervec perparesive tjera gjithashtu kane mundesi te krijojne nje produkt qe do te ndikoj ne te ardhmen e tyre por njekohesisht duke dhene edhe nje kontribut per shoqerine148 tha Hoxha per Express.