Arvizu: Ambasada partnere besnike e biznesit amerikan në Shqipëri
TIRANË- Zgjedhje në Dhomën Amerikane të Tregtisë. Mësohet se do të zgjidhet Presidenti dhe dy anëtarë bordi. Në aktivitetin e nisur sot pasdite merrnin pjesë edhe ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu si edhe ministri i Ekonomisë Florjon Mima.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Arvizu deklaroi se Ambasada e SHBA do jetë gjithnjë një partnere besnike e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Deklarata e Ambasadorit Arvizu u bë gjatë prezantimit të indeksit të biznesit, një raport ky i hartuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Tiranë, AmCham mbi bazën e një pyetësori.
"Ky indeks do të shërbejë si një instrument i rëndësishëm për të përcaktuar përparësitë e Dhomës në të ardhmen dhe është një mjet për të angazhuar në mënyrë konstruktive zyrtarët e lartë të qeverisë. Shpresojmë që kjo të përsëritet edhe vitet që vinë dhe të shërbejë si një mjet i suksesshëm për të vazhduar vlerësimin e ndryshimit të klimës së biznesit ", theksoi ambasadori amerikan.
Z. Arvizu kërkoi që AmCham-i të vazhdojë të kërkojë standardet më të larta, të ngulë këmbë për rregulla transparente dhe trajtimin e drejtë në të gjitha agjencitë regullatore.
"AmCham-i duhet të jetë një ndërmjetësues i ndershëm, jo partiak, një organizatë që bën lobizëm, pavarësisht se cilat qeveri janë në fuqi", deklaroi Arvizu.
Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të AmCham-it, Arvizu tha se "unë dhe kolegët presim të punojmë me presidentin e ri të Dhomës".
Ministri i Ekonomisë, Florjon Mima theksoi në fjalën e tij, se ka patur një takim me përfaqësi të AmCham-it ku është njohur me problematikat që ngre ky komunitet.
Ai shprehu angazhimin e tij se do të mbështeste kërkesat e komunitetit amerikan të biznesit në Tiranë. "Ju dhashë një premtim të vetëm solemn se do të punoj me mish e shpirt për përmbushjen e kërkesave nga njerëz që krijojnë pune dhe të mira materiale", deklaroi Mima.
Mësohet se anketa është realizuar online për anëtarët të cilët kanë dhënë opinionin e tyre lidhur me klimën e biznesit për vitin 2012-2013. Anketa ka pasur 44 pyetje dhe të anketuarit kanë qënë anonimë.
Sipas prezantuesit të rezultatit, pyetje që kishin të bënin me performancën e ekonomisë shqiptare, klima politike, monopolet, konkurencën e pandershme, nivelin e korrupsionit kanë pasur përgjigjet më të ulëta, pra që do të thotë se edhe të anketuarit kanë hasur problematikën më të madhe me to.
Ndërsa pyetje si marrëdhënia me doganat, furnizimi me energji, marrëdhënia me pushtetin lokal, me ministritë, autoritetet e taksave, rendi dhe siguria në vend, niveli total i investimeve, numri total i të punësuarve kanë marrë përgjigje më të larta.
(m.a/BalkanWeb)