Arvizu Atentati ndaj Konomit i tmerrshem

Ambasadori amerikan në vendin tonë e konsideroi të tmerrshëm atentatin në Vlorë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Kryediplomati amerikan Aleksandër Arvizu kërkoi bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë për të zbardhur vrasjen e gjyqtarit Konomi.
"Dikush u përpoq ta vriste gjyqtarin dhe e vrau", tha ndër të tjera ambasadori.
Skerdilajd Konomi, gjyqtar i Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës u vra nga një shpërthim eksplozivi në bulevardin kryesor të qytetit të Vlores.
33-vjecari,i martuar, baba i dy femijeve ishte nisur per te shkuar ne Vrasja e gjyqtaritSi vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave pune me mjetin e tij kur ndodhi shperthimi brenda ne makine ne ecje e siper. Ne momentin e shperthimit prane tij nuk ka patur mjete te tjera. Shperthimi i forte ka shokuar kalimtaret qe kane pare ne mes te bulevardit nje automjet qe vazhdonte te ecte per inerci pasi shpertheu.
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Paralelisht me hetimet e prokurorise per zbardhjen e ngjarjes se vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlore edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur një hetim për mënyrën se si policet vepruan në vendin e ngjarjes.
Burime në Ministrinë e Brendshme bejne te ditur se jane sekuestruar pamjet filmike ne vendin e ngjarjes te cilat tregojne policet, te cilet qendronin prane makines qe shpertheu dhe nuk i jepnin ndihmen e pare te demtuarit i cili ishte ende gjalle.
Pamje filmike tregojne dy efektiva policie te patrulles qe mberriten ne vendin e ngjarjes pak sekonda pas shperthimit te cilet qendrojne me kuriz nga automjeti apo flasin ne telefon pa bere asnje veprim per t'i dhene ndihmen e pare te demtuarit apo per te siguruar vendin e ngjarjes se krimit ku mund te kishte gjurme te lena nga atentatoret.
Atentat mafioz
Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.
Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit mafioz.
Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e “Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë. Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë, ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej “punë fëmijësh”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Pasojat e mundshme të një vizite
Dorian Koçi - Pardje Shqipëria u vizitua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Greqisë. Pakti për Europën? Berisha të braktisë autokratizmin
Andrea Stefani - Kurrë nuk do keni kushte nga kjo qeveri, por edhe përpjekjet për t’i vënë kushte, do dështojnë! Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Në ditën e fundit të qëndrimit në Tiranë shefi misionit të OSBE-ODIHR, Jonathan Stonestreet theksoi domosdoshmërinë e një procesi reformues të Kodit Zgjedhor, ku palët politike duhet të ndërmarrin shumë hapa në mënyrë që zgjedhjet të bëhen vërtetë për popullin.
Agron Kulicaj padit Sajmir Tahirin
Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri për shpifje. BB: Shqipëria, më e korruptuara
Banka Botërore vëren se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe i kërkon qeverisë të përshpejtojë reformat për të nxjerrë sektorin publik nga korrupsioni.
Lajmet kryesore
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Hetim i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave