Si vepruan policet diten e vrasjes se Konomit

Paralelisht me hetimet e prokurorise per zbardhjen e ngjarjes se vrasjes se gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlore edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur një hetim për mënyrën se si policet vepruan në vendin e ngjarjes.
Burime në Ministrinë e Brendshme bejne te ditur se jane sekuestruar pamjet filmike ne vendin e ngjarjes te cilat tregojne policet, te cilet qendronin prane makines qe shpertheu dhe nuk i jepnin ndihmen e pare te demtuarit i cili ishte ende gjalle.
Pamje filmike tregojne dy efektiva policie te patrulles qe mberriten ne vendin e ngjarjes pak sekonda pas shperthimit te cilet qendrojne me kuriz nga automjeti apo flasin ne telefon pa bere asnje Vrasja e gjyqtaritArvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave veprim per t'i dhene ndihmen e pare te demtuarit apo per te siguruar vendin e ngjarjes se krimit ku mund te kishte gjurme te lena nga atentatoret.
Makina pas shperthimit ende nuk kishte marre flake dhe ishin vetem kalimtaret ata qe u afruan per te nxjerre nga makina gjyqtarin qe ishte ende gjalle, ndersa policet shikonin gjithcka nga disa metra larg. Qe nga momenti kur policet mberriten ne vendin e ngjarjes dhe deri ne nxjerrjen e trupit nga makina per ta cuar ne spital kaluan 25 minuta duke e bere te pamundur mbijetesen e te ndjerit. Ne minutat e para zjarri nuk kishte shperthyer ndersa me pas flaket demtuan edhe me shume viktimen qe ndodhej ende me nje pjese te trupit ne makine.
Proceset gjyqesore per ceshtjet e pronesise jane vene ne fokus te hetimeve te Prokurorise se Krimeve te Renda per vrasjen e gjykatesit Skerdilajd Konomi. Sipas prokuroreve, vec ceshtjes te cilen e fitoi ne Gjykaten e Larte, familja Konomi kishte hapur edhe dy procese te tjera, ku rivalet e tij, trashegimtare te disa familjeve te vjetra tiranase, kishte rezultuar se kishin falsifikuar dokumente te hipotekes dhe arkivave.
Policia drejt vrasësit të Konomit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.
“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, ka deklaruar Burgaj.
Edhe pse policia deklaron se eshte shume afer zbardhjes se egzekutimit mafioz te gjyqtarit Konomi, Prokuroria e Krimeve te Renda eshte shume e rezervuar per te hedhur drite mbi te dyshuarit e saj.
Ajo qe dihet eshte se vrasesit e shperthyen makinen e bashkeshortes se Skerdilajd Konomit qellimisht ne qender te qytetit per te kryer keshtu nje vrasje publike dhe ndoshta per te dhene mesazh kercenues per te tjere.Te premten qe u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi, ai kishte planifikuar te festonte pervjetorin e gjashte te marteses, nga e cila la pas dy femije.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
"Bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë"
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Mitrovicë, serbët kërcënojnë me bllokime rrugësh
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave