Arvizu Bashkepunim te ngushte me qeverine Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka pritur per here te pare ambasadorin e ri te SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu i cili ka konfirmuar gatishmerine per bashkepunim te ngushte me ekzekutivin shqiptar. SHBA konfirmon ndihmen ne situaten e emergjences por edhe partneritetin e privilegjuar qe Uashingtoni do te vendose me ekzekutivin e kryeministrit Berisha
Kryeministri Berisha priti dje ambasadorin e ri te SHBA-ve ne Tirane Aleksander Arvizu. Ky eshte takimi i pare midis kryeministrit Berisha dhe ambasadorit te SHBA-ve Aleksander Arvizu vetem nje dite pas paraqitjes se kredencialeve cfare zyrtarizon edhe pozicionin e ambasadorit te ri amerikan ne Shqiperi Aleksander Arvizu nje prej perfaqesive me te rendesishme diplomatike ne Tirane pas ish-ambasadorit John Withers. Kryefjala e ketij takimi ishte bashkepunimi dhe marredhenia e ngushte miqesore qe ekziston midis Shqiperise dhe SHBA-ve gje qe u reflektua edhe gjate ketij takimi ku ambasadori Arvizu i ka shprehur mirenjohjen dhe solidaritetin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes kryeministrit Berisha per situaten e rende ne zonen e Nenshkodres per shkak te permbytjeve masive qe kane perfshine dhe vendin tone.
Kryeministri Berisha i uroi ambasadorit Aleksander Arvizu suksese ne misionin e tij ne Tirane duke i shprehur atij mirenjohjen me te thelle te tij dhe te qeverise shqiptare per ndihmen perkrahjen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe SHBA i ka dhene Shqiperise gjate gjithe kesaj periudhe ne te gjitha fushat.
Ndersa ambasadori amerikan Arvizu e falenderoi per pritjen e ngrohte dhe i theksoi kryeministrit Berisha se eshte shume i privilegjuar dhe i lumtur se sekretarja Klinton dhe Presidenti Obama i besuan atij drejtimin e misionit ne Tirane dhe se ndihet shume i nderuar qe ne periudhen ne vazhdim do te permbushe misionin e tij ne Shqiperi.
Kryeministri Berisha SHBA nje aleat i ngushte i Shqiperise
Kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit te SHBA-ve Aleksander Arvizu mirenjohjen e thelle kundrejt qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes kombit amerikan ambasades se Shteteve te Bashkuara ne Tirane per te gjithe ndihmen e jashtezakonshme qe i kane dhene dhe japin Shqiperise dhe shqiptareve kombit shqiptar ne teresi ne perpjekjet e tyre per te ndertuar sistemin demokratik te bazuar ne vlerat e lirise.
Kryeministri Berisha theksoi se ky takim ishte teresisht i hapur dhe miqesor. Gjithashtu kryeministri Berisha falenderoi ambasadorin amerikan per aktin e bujarise dhe ndihmen qe ambasada amerikane ka akorduar ne mbeshtetje te zonave te permbytura dhe e informoi per te gjitha permasat e permbytjeve ne Veri por edhe ne zonat e tjera te vendit. Dy kreret e larte diskutuam gjeresisht edhe mbi zhvillimet ne Shqiperi si dhe per rendesine e forcimit te marredhenieve dypaleshe.
Kreu i qeverise Berisha e garantoi ambasadorin Arvizu se shqiptaret te cilet ne fakt jane ndofta kombi me pro amerikan dhe e tere kjo nenkuptohet si nje mundesi dhe si nje obligim i yni per te ndertuar ne kete vend dhe konsoliduar vlerat e lirise dhe demokracisevlera jetike per qytetaret shqiptare.
Kryeministri Berisha dhe ambasadori SHBA-se Aleksander Arvizu rame dakord qe ne fryme teresisht te hapur transparente te bashkepunojne per marredhenie midis dy vendeve tona dhe per nje ndihme dhe mbeshtetje ne konsolidimin e ketyre vlerave dhe te shtetit ligjor ne Shqiperi.
Ambasadori Arvizu Vleresojme perpjekjet e qeverise per permbytjet
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu pas takimit me kryeministrin Berisha dha nje prononcim te shkurter per mediat. Arvizu ne kete deklarate vleresoi perpjekjet e qeverise shqiptare per te perballuar situaten nga permbytjet ne Shkoder.
Ambasadori amerikan falenderoi kryeministrin Berisha per prirjen e ngrohte si dhe per takimin kaq te shpejte vetem nje dite pas paraqitjes se kredencialeve te tij. Gjithashtu ai shprehu shqetesimin e tij personal dhe ate te popullit amerikan dhe qeverise se tij per situaten e permbytjeve ne Shqiperi. Ai tha se kjo eshte pa dyshim nje situate shume e veshtire dhe nje shqetesim i madh eshte se reshjet kane filluar relativisht me heret ne sezon. Zakonisht fillojne ne janar kete vit filluan ne dhjetor gje qe perben nje shqetesim. Ambasadori amerikan Arvizu shtoi gjithashtu se SHBA ka monitoruar situaten nga shume afer dhe se do te pergjigjen sa me shume qe te jete e mundur ndaj nevojave te popullit shqiptar. E di se me te gjithe ujerat e permbytjet me te gjitha veshtiresite me te gjitha evakuimet per aq sa jam ne dijeni asnje jete nuk eshte humbur pa dyshim perpjekjet e jashtezakonshme te qeverise per tu kujdesur per mireqenien per njerezit dhe mendoj se eshte nje gje shume pozitive tha ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Gjithashtu Arvizu i premtoi kryeministrit Berisha se SHBA do te jete ne kontakt te ngushte me zyrtaret e tij ne ditet dhe muajt ne vijim per tu perpjekur per te vleresuar nevojat dhe per tu pergjigjur ne masen qe kemi mundesi.
Gjithashtu diplomati amerikan theksoi se se shpejti do te hapet edhe nje linje fillestare asistence per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet ne Shkoder. Une shpresoj qe do te jemi te afte te shpallim se shpejti nje linje fillestare asistence ende nuk i kemi te gjitha detajet por sa te jene te gatshme une do te jem i lumtur tju ve ne dijeni tha ambasadori i SHBA-se Arvizu.
Ai tha se pati nje diskutim shume te mire me kryeministrin Berisha per historine e miqesise dhe te marredhenieve midis dy vendeve SHBA-se dhe Shqiperise. Arvizu ne perfundim te fjales se tij shprehu gjithashtu gatishmerine per nje bashkepunim te ngushte me Kryeministrin Berisha dhe me qeverine e tij ne te ardhmen.