Imami Stabiliteti i Ballkanit nje ceshtje ende e pambaruar
Gjate nje interviste te posacme per agjencine italiane te lajmeve Nova Ministri i Mbrojtjes Arben Imami evidenton kontributin per fryme te Shqiperise ne misionet e Aleances ne Afganistan e Irak si nga me te lartet e NATO-s si dhe kujton futjen e afert ne perdorim te disa armeve te reja te blera sipas standardeve te Aleances
Roma 5 dhjetor Agenzia Nova - Vendet Ballkanike kane arritur tashme nivelet me te larta te sigurise stabilitetit politik dhe zhvillimit shoqeror tha Ministri i Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami ne nje interviste ekskluzive per Agenzia Nova duke theksuar qe Kroacia dhe Shqiperia jane vende anetare te NATO-s ndersa Maqedonise Malit te Zi dhe Bosnje Hercegovines i jane ofruar plane veprimi per anetaresimin ne Aleance ndersa Serbia merr pjese ne programet e partneritetit per paqen ne kuadrin e NATO-s. Per me teper Kroacia dhe Maqedonia e kane marre statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Vendet e Ballkanit - theksoi ministri - i japin sot edhe me shume vlere sigurise qe ofrohet nga NATO dhe megjithese jane vende me popullsi me te vogel se vendet e tjera aleate kontribuojne me ushtrite e tyre ne misionet paqeruajtese ne vende te ndryshme.
Megjithate duhet thene se gjendja ne Ballkan ka edhe probleme. Reforma institucionale ne Bosnje-Hercegovine duhet mbeshtetur dhe pershpejtuar. Ceshtja e emrit midis Maqedonise dhe Greqise dhe diskutimet qe lindin prej saj duhet te mbahen parasysh me pergjegjesi nga qeveria e Shkupit ne kuadrin e integrimit euro-atlantik perndryshe do te sillnin rreziqe per stabilitetin politik te cilat do te favorizonin elementet ekstremiste. Megjithate qeveria shqiptare do te beje ceshte e mundur qe kjo te mos ndodhe.
Nder te tjera thote ministri Kosova po zbulohet si nje realitet i qendrueshem dhe i pergjegjshem edhe pse ne pjesen veriore te vendit enklavat serbe - shenim i redaksise Mitrovica mbetet nje pike e dobet ne harten gjeopolitike te rajonit per arsye se mund te krijohet boshllek qeverisjeje e cila do te krijonte premisat per nje qeverisje paralele qe ne disa raste do te financohej nga serbet. Per keto arsye pozicioni i Shqiperise eshte i patundur ne pohimin qe Ballkani mbetet nje unfinished business per Nato-n dhe nje integrim i plote ne Aleance do te permiresoje ne menyre te dukshme nivelin e sigurise dhe te stabilitetit politik ne rajon. Shqiperia i shikon vendet fqinje nder to edhe Kosoven me syrin e politikes se deres se hapur jo vetem per arsye te fqinjesise se mire por edhe per arsye te sigurise dhe stabilitetit thote ministri Imami.
Sipas ministrit bisedimet e ardhshme kosovare nuk paraqesin rrezik. Pavaresia e Kosoves - thote - ne te vertete e ka rritur dhe jo zvogeluar sigurine ne rajon. Kete e verteton edhe vendimi i NATO-s per te ulur pranine e trupave te stabilitetit nga 8500 ne 5000 efektive. Kosova eshte nje vend i qete dhe situata e sigurise eshte e qendrueshme edhe pse nganjehere delikate. Kriza e tashme politike qe coi ne shperberjen e qeverise dhe ne zgjedhje te reja ndodhi pa incidente dhe u zhvillua ne normalitet te plote per faktin se partite dhe institucionet e drejtuan ate pa konflikte dhe tensione shoqerore.
Ministri i meshon rolit te Shqiperise si faktor stabilizues ne rajon. Nuk eshte me si njezet vjet me pare thote ai. Ne saje te politikave prioritare kunder korrupsionit ekonomik dhe ilegalitetit Shqiperia e sotme eshte jashte tranzitit te trafiqeve te medha ilegale ajo nuk eshte me nje zone nepermjet se ciles mund te behet lirshem trafik droge ose qeniesh njerezore. Eumlshte nje vend qe ka nje rritje konstante te investimeve publike ne vecanti ne sektoret e komunikimit infrastruktures rrugore energjise dhe sidomos turizmit.
Me hyrjen e Tiranes ne NATO me 4 prill 2009 Shqiperia thote ministri eshte tashme nje aleat serioz qe tregon pergjegjesi ne permbushjen e plote te rolit te saj per paqen dhe sigurine globale. Shqiperia bashkepunon me vendet fqinje dhe aleatet ne luften kunder kercenimeve terroriste dhe eshte plotesisht e integruar ne sistemin e mbrojtjes edhe pse jemi te ndergjegjshem qe nuk jemi nje fuqi e madhe per sa i perket teknologjise dhe armatimeve me te sofistikuara. Sidoqofte ne kete pike kontributi qe ne duam te japim jane burimet dhe kapacitetet njerezore. Kemi ushtare te zote dhe te guximshem per te cilet jemi krenare dhe qe kane marre certifikata vleresimi nga aleatet kudo qe jane ndodhur ne kuadrin e misioneve jashte vendit. Forcat e armatosura shqiptare shton ministri jane ne nje faze te ristrukturimit te thelle qe ka te beje me strategjite objektivat procedurat ne perputhje me kerkesat e reja te NATO-s dhe ngjarjet e reja te botes ne te cilen jetojme. Ne qender te ketij ristrukturimi eshte rikualifikimi profesional dhe trajnimi i personelit ushtarak pasi efikasiteti i nje ushtrie varet me shume nga kapaciteti i kuadrove dhe ushtareve se sa nga fuqia e mjeteve qe ka ne dispozicion.
Nje ristrukturim i plote i ushtrise shqiptare dhe i mentalitetit te saj do te realizohet brenda nje dhjetevjecari thote ministri reforma e mbrojtjes eshte edhe nje ceshtje pergjegjesie kundrejt NATO-s qe per here te pare ne historine tone na ben te ndjejme me te vertete cdo te thote garanci sigurie. Objektivi primar eshte te arrijme te kemi ne 2012 forca speciale bashkevepruese me forcat me te mira analoge te Aleances. Repartet e forcave tokesore do te riorganizohen per te lejuar nje pjesemarrje me te madhe ne misionet paqeruajtese nderkombetare. Brenda dy vjetesh do te riorganizohet flota detare qe do te pajiset me anije te vezhgimit detar per te garantuar mbikeqyrjen e bregdetit. Ne 2014 do te hyjne ne veprim helikopteret e rinj shumerolesh dhe shumefunksionesh Coguar te blera nga Eurocopter. Nder te tjera do te ngrihet nje brigade mbeshtetese rajonale e specializuar ne perballimin e situatave te emergjencave civile si ajo qe po kalon aktualisht Shqiperia me permbytjet te shkaktuara nga moti i keq. Ne qender te angazhimeve tona - thote ministri - eshte kontributi i Shqiperise ne Afganistan. Aktualisht kontigjenti shqiptar ka 306 efektive te perbere nga 2 kompani qe marrin pjese ne kontrollin dhe sigurine territoriale dhe nje repart trupash speciale i perfshire ne misionet e luftimit. Se shpejti numri i efektivave do te shkoje ne 350 veta. Ne raport me popullsine dhe PPB e vendit eshte nga kontributet me te rendesishem ndermjet te gjithe kombeve te perfshira ne misionet nderkombetare thekson ministri. Do te dergohet edhe nje repart mjekesh te perbere nga 20 specialiste.
Performanca e trupave shqiptare deri tani ka qene shume e larte dhe integrimi me repartet e tjera ka qene pa probleme. Vizitova njerezit tane te cilet jane nen komanden italiane dhe pashe se si italiane e shqiptare ndanin vellazerisht rreziqet dhe veshtiresite e konfliktit me te njejten deshire per te kapercyer cdo problem per ta permbushur me sukses misionin e NATO-s. Te njejtin bashkeveprim pashe edhe per trupat tona speciale qe jane te integruar ne repartet amerikane. Pyetja e fundit qe iu be ministrit Imami kishte te bente me pjesemarrjen e mundshme te Shqiperise ne sistemin e mbrojtjes antiraketor te projektuar ne Europe nga SHBA dhe NATO. Nuk kemi marre asnje kerkese per pjesemarrje tha ministri megjithate eshte nje projekt i cili qe nga samiti i fundit i Lisbones ben pjese ne programet e Aleances atlantike. Per rrjedhoje kur te realizohet mburoja antiraketore do te sherbeje per te mbrojtur edhe Shqiperine.