Arvizu Debat te shendetshem dhe kompromis

Duke folur për "Shqipërinë në NATO", kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, përshkroi një vend idilik, që këto 20 vitet e fundit ka ndryshuar më shumë se cdo vend tjetër. Një vend, që i vetëm, po i bën ballë krizës ekonomike globale.
"Shqipëria është vendi që ka ndryshuar më shumë se cdo vend tjetër në këto 20 vjetët e fundit. Dhe kjo, vetëm për shkak të reformave. Shqipëria vazhdon me rritje të eksporteve, të investimeve të huaja, ndonëse është e rrethuar nga një krizë globale dhe serioze. Dhe kjo është një tjetër dimension i sigurisë si një vend i NATO-s. Në Parlament ne kemi miratuar 400 ligje, që vareshin nga vota e mazhorancës. Por për fat të keq nuk kemi mundur për të kaluar 4 ligje, që kërkonin 3/5 e votave, që nuk vareshin vetëm nga mazhoranca, por edhe nga opozita. Këto të fundit kanë lënë Shqipërinë pa status, megjithatë ne shikojmë përpara", tha Topalli.
Kryeministri Berisha, që e mori fjalën pas prezantimit plot elozhe që i bëri Leonard Demi, preferoi të përqëndrohet te simbolika e Kartës së Adriatikut: bashkëpunimi mes palëve.
"Kjo nismë grupon vende që deri dje kanë qenë armiq të egër ndaj njëri-tjetrit. Por që kanë vullnetin për të shkruar një kapitull të ri në historinë e paqes, sigurisë, bashkëpunimit ndërmjet tyre",tha Berisha
Në të njëjtën linjë e mbylli fjalën e tij edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
"Integrimi euroatlantik është një objektiv kombëtar, që kërkon përpjekje dhe sakrifica nga të gjithë popujt. Dhe si i tillë, bie mbi parlamentet. E këtu në Shqipëri, mbi parlamentin shqiptar. Këtu kam ndër mend Kryetaren, zonjën Topalli, si edhe kryetarin e Komisionit të Sigurisë, zotin Demi dhe tjerë, që të ndihmojnë për arritjen e një kompromisi, si edhe vizionin për të siguruar që vendi të ruajë kursin. Debati i shëndetshëm është jetik, por po ashtu është bashkëpunimi dhe kompromisi", theksoi Arvizu.
Karta e Adriatikut u krijua në maj 2003, si një nismë e Shteteve të Bashkuara për të asistuar Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë për anëtarësimin në NATO. Sot, me anëtarësimin edhe të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, nisma numëron 5 vende pjesmarrëse.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Misioni faktmbledhës nga "Venecia"
Një grup ekspertësh nga Komisioni i Venecias kanë nisur një vizite dyditore në Shqipëri, për të mbledhur shqetësimet dhe sugjerimet e spektrit politik në vend, në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit dhe përmirësimin e legjislacionit zgjedhor. Pa drejtësinë demokracia nuk sjell liri
Andrea Stefani - Debati i sotëm politik mbi nevojën e korrigjimit apo jo të amendimeve të Kushtetutës të kryera në prill të vitit 2008, tregon sesi e kuptojnë palët raportin që ekziston mes lirisë dhe demokracisë. PS: Votoi 64 përqind e anëtarësisë
Partia Socialiste e vlerësoi të suksesshëm votimin e së shtunës për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit. Berisha në Peshkopi
Kryeministri Sali Berisha e ka kaluar të dielën në zonën e Dibrës, ku duke marrë pjesë në inaugurimin e 6 veprave publike, kishte si qëllim të promovonte jo vetëm ndërtimin e infrastrukturës rrugore, por edhe 2 projekte të qeverisë së tij, atë për mbjelljen e drurëve frutorë dhe arroreve, si dhe zhvillimin e turizmit malor.
"Aleanca e plehut dhe Gjeli në majë"
Editorialin më të fundit kreu opiztës Edi Rama ja ka kushtuar problematikës së plehrave ku si titull ka zgjedhur “Aleanca e Plehut dhe Gjeli majë plehut”.
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
“Wikileaks” ndërpret punën
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti