Marreveshja gjermano- turke e punesimit

Turq te rinj te pamartuar duhej te vinin ne Gjermani per te punuar. Turqia ndihmoi ne ndermjetesimin e ketij krahu pune. Nje marreveshje mes dy vendeve krijoi bazen per ardhjen ne Gjermani te emigranteve - bileta e udhetimit dhe ushqimi ishin te paguara.
Ndersa bileta e kthimit nuk paguhet patjeter nga punedhenesi gjerman. Keshtu thuhet ne Rregulloren per ndermjetesimin e punetoreve turq ne Republiken Federale Gjermane.
E ashtuquajtura Marreveshje per perftimin e fuqise punetore mes Gjermanise dhe Turqise u nenshkrua ne Gjermani me 30. Tetor 1961 ne Bon. Bildunterschrift Te reja turke vijne ne Gjermani per te punuar 1966
Punetore per mrekulline ekonomike gjermane
Me pare ishin nenshkruar marreveshe te tilla per krah pune edhe me Italine 1955 Spanjen 1960. Pas Turqise u nenshkruan marreveshje me Marokun Portugaline Tunizine dhe Jugosllavine e atehershme. Gjermania kishte nevoje ne kohen e bumit ekonomik per fuqi punetore. Pas Luftes se II Boterore ne Gjermanine Perendimore prodhimi u rrit aq shume saqe ne fabrikat dhe minierat gjermane kishte me shume pune se sa punetore.
Sipas marreveshjes per fuqine punetore Republika Federale me mbeshtetjen e autoriteteve turke ne Stamboll lejohej te hapte nje qender nderlidhese pra nje lloj zyre te jashtme te agjencise gjermane per punen. Punedhenesit nga Gjermania mund tia nisnin direkt kesaj qendre nevojen e tyre per krah pune. Aplikimet i pranonte fillimisht agjencia turke e punes ajo bente nje lloj perzgjedhjeje dhe organizonte intervisten e aplikanteve ne qendren gjermane. Bildunterschrift Te reja turke vijne ne Gjermani per te punuar 1966
Vete Turqia kishte avantazhe nga dergimi i nje fuqie kaq te madhe punetore ne Gjermani. Punetoret meshkuj paguheshin mire dhe i dergonin parate ne shumicen e rasteve familjeve te tyre ne vendlindje. Nga ana tjeter punetoret kualifikoheshin me tej permes punes ne Gjermani me shpresen se me vone kete dije ata do ta vinin ne jete ne Turqi.
Imigrimi nuk ishte i deshiruar
Angazhimi i fuqise punetore turke ishte planifikuar te ishte i kufizuar ne kohe prandaj punetoret e ardhur nga Italia Greqia Spanja quheshin punetore miq. Pas dy vitesh ata do te ktheheshin ne vendlindje. Pas tyre do te vinin punetore te tjere. Ne Gjermani synohej te pengohej nje vale imigrimi e fuqise punetore.
Ne nje ripunim te marreveshjes per krahun e punes me Turqine ne vitin 1964 me deshiren e punedhenesve gjermane u ndryshua afati kohor prej dy vjetesh per secilin mik. Ishte e shtrenjte dhe e lidhur me shume pune organizative sjellja e vazhdueshme e punetoreve te rinj ne Gjermani. Me vone punetoret miq u lejuan te merrnin edhe familjet e tyre ne Gjermani. Bildunterschrift Punonjes turk ne uzinen e BMW-se
Ndalohet marreveshja e fuqise punetore per shkak te krizes ekonomike
Bumi ekonomik ne Gjermani ra pas krizes boterore te naftes qe solli edhe nje krize ekonomike ne fillim te viteve 70-e. Ne vitin 1973 u shfuqizua marreveshja per marrjen e krahut te punes nga jashte. Nga viti 1961 deri ne vitin 1973 rreth 27 milione turq kishin aplikuar per nje vend pune ne Gjermani por ne Gjermani erdhen vetem 750.000 vete. Sipas llogaritjeve rreth gjysma e ketij krahu pune u kthye ne Turqi. Gjysma tjeter mbeti ne Gjermani.
25 milione emigrante turq
Sot jetojne ne Gjermani rreth 25 milione banore qe kane prejardhje turke qe do te thote ata ose prinderit e tyre kane lindur ne Turqi. Turqit perbejne grupin me te madh te emigranteve ne Gjermani. 700.000 turq kane pashaporte gjermane Ndryshe nga qytetaret e vendeve te tjera te BE-se ata nuk lejohet te kene shtetesine e dyfishte. Per ta eshte ne fuqi zgjedhja me opcion. Po qe se kane lindur ne Gjermani dhe posedojne te dyja shtetesite ata duhet qe deri ne moshen 23 vjec te vendosin per njeren nga pashaportat turke apo gjermane. Bildunterschrift Punonjes nga Turqia punojne ne Fabriken e Fordit ne Keln
Gjermania behet vend imigrimi
Megjithese shume punetore miq qendruan ne Gjermani qofte ata nga Turqia qofte nga vende te tjera vetem me ligjin e ri per shtetesine ne vitin 2000 dhe me ligjin per migracionin ne vitin 2005 Gjermania u be me ne fund zyrtarisht nje vend imigracioni.
Autor Klaudia Prevezanos/Lindita Arapi
Redaktoi Aida Cama