Berisha Reformen me opoziten

Ditën kur një delegacion i Komisionit të Venecias vizitoi Tiranën, kryeministri Sali Berisha shprehu gatishmërinë e tij për t'u ulur një komision për reformën zgjedhore, ku opozita do të kishte të drejta të barabarta me mazhorancën.
"Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë gjerësisht me OSBE/ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias dhe opozita në këtë komision, të ketë të drejtën e vetos, pra sic ka kërkuar edhe vetë në kushte pariteti të plotë", tha Berisha.
Kryeministri shtoi se është i gatshëm të pranojë të gjitha propozimet e socialistëve, nëse marrin më parë pëlqimin e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias.
"Pse? Sepse jemi te sigurte se komisioni i Venecias dhe ODIHR-i do te mbrojë standardet ndërkombëtare", tha Berisha.
Kryeministri u shpreh i gatshëm për rishikimin edhe të rregullores së parlamentit, por duke u bazuar mbi rregulloren e Parlamentit Europian.
"Për rregulloren e parlamentit ne jemi të gatshëm menjëherë të nisim punën, bazuar në rregulloren e Parlamentit Europian", tha Berisha.
Kryeministri tha se kjo ishte oferta e tij për opozitën. Por u shpreh mosbesues, nëse opozita do ta pranojë apo jo. Sipas tij, kryetarit Edi Rama i ka mbetur ora te humbja e bashkisë së Tiranës. "Humbjes do t'i kushtojë një libër", - tha me ironi kryeministri Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Fqinjët rrezikojnë Shqipërinë
FMN: Mund të infektohet sistemi bankar
Sot në 'Fiks Fare': Arvizu show
“Wikileaks” ndërpret punën
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Turqi, 265 persona të vdekur nga tërmeti