E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet ulja e interesave


Banka e Shqipërisë pritet të ulë të enjten normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e cuar kështu sërish në nivelin e ulët historik prej 5 për qind.

Top Channel ka mësuar se ekspertët e bankës mendojnë se ndalja e rritjes së cmimeve në muajt e fundit ka krijuar kushtet që banka t'i japë një stimul të ri ekonomisë, e cila vazhdon të mbetet nën potencialin dhe me ritme të ngadalta.

Në gusht rritja vjetore e cmimeve sipas INSTAT zbriti në 3.1 për qind pranë nivelit optimal të synuar, shumë më poshte nga sa ishte në muajt e parë kur kaloi edhe 4.5 për qind. Nga ana tjetër ulja e normës bazë synon të rrisë qarkullimin e parasë në ekonomi përmes nxitjes së investimeve dhe konsumit. Ekonomia shqiptare po kalon një situatë ku agjentët ekonomik kryesisht qytetarët po priren drejt kursimeve dhe kanë ulur konsumin dhe investimet.

Në këtë pikë ulja e normës bazë synon dy efekte. Së pari tenton t'i bëjë më pak të leverdishme kursimet, pasi nësëe ulet norma bazë edhe interesat e depozitave bien. Dhe së dyti të nxisë investimet dhe konsumit përmes interesave më të ulëta për kreditë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës
Kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se projekti për ndërtimin e rreth 220 hidrocentraleve në vend, për të cilat është dhënë leja koncesionare, nuk po ecën me ritmet e duhura. Zbardhet propozimi i CEZ: Rritje deri në 5% për familjet
Zbardhet propozimi i CEZ-it për rritjen e çmimit të dritave mesatarisht me 4.5 për qind. Sugjerimet e kompanisë çeke prekin më shumë familjet që konsumojnë në muaj më tepër se 300 kilovat.
KLSH: Borxhi tatimor arrin 700 milionë USD
Shifra rekord të borxhit tatimor dhe doganor janë zbuluar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, raporti i të cilit është depozituar këto ditë në Kuvend.
Bode takon shefat e BB
Pavarësisht vlerësimeve të ndryshme nga FMN, Banka Botërore, apo BERZH, qeveria shqiptare vijon me të sajën sa i takon rritjes ekonomike.
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Ashtu si tatimet, doganat dhe bankat, edhe zyrat e regjistrimit të pronave (hipotekat) janë pjesë e procesit të amnistisë fiskale, ligji i cili ka nisur të zbatohet në muajin maj, por rezultatet konkrete po shfaqen këto ditë.

Lajmet kryesore

BE: Shqipëria nuk meritoi statusin
Në krye të vërejtjeve, kriza politike. KE jep rekomandime
Arvizu: Dështimi, të gjithë fajtorë
Incident në veri, plagosen tre shqiptarë
Thaci: Do vijojmë planin operacional
HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›