Arvizu Donatoret presin dialog

E marte 01 Nandor 2011 1343
ALEKSANDER ARVIZU
Shtetet qe financojne projekte te ndryshme ne Shqiperi presin rifillimin e dialogut mes opozites dhe maxhorances me qellim realizimin e reformave ekonomike dhe politike.
Gjate tryezes se pervitshme qeveri-donatore ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu me cilesine e kryetarit te radhes te sekretariatit teknik te donatoreve ka argumentuar nevojen per nje dialog mbarepartiak me 2 ngjarje te rendesishme qe kane ndodhur nga takimi i fundit me qeverine shqiptare. E para raporti i ODIHR per zgjedhjet dhe e dyta refuzimi i statusit te vendit kandidat. Ndersa qellimi i Shqiperise eshte integrimi ne Bashkimin Evropian duhen bere perpjekje te metejshme ne kete rruge. Tani eshte koha qe te gjitha partite te riangazhohen ne nje dialog te ri dhe te rifokusojne perpjekjet per te ecur para me axhenden e reformave politike dhe ekonomike ku perfshihet shteti ligjor lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe reforma zgjedhore. Gjithashtu donatoret presin qe qeveria do te drejtohet ne punen e saj nga opinioni i Komisionit Evropian dhe ne jemi te gatshem ta ndihmojme ate te zbatoje te gjitha rekomandimet ka thene Arvizu. Ne tryezen me donatoret perfaqesuesi i qeverise ministri i Inovacionit Genc Pollo numeroi arritjet e qeverise ne fusha te ndryshme pa harruar edhe procesin e regjistrimit te popullsise dhe banesave.
Shiko kroniken video