E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama opozitar i dështuar

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reagua lidhur me programin e Partisë Socialiste që u paraqit sot nga kreu i saj, Edi Rama.

PD e nis deklaratën me dështimet e Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Më tej vijohet se tani që nuk është më në atë detyrë, Rama po dështon edhe në detyrën e kreut të opozitës.

Ai foli për rritjen ekonomike, por si Kryebashkiak ai nuk bëri asgjë për rritjen ekonomike, por rriti  taksat në nivel rekord, thuhet në deklaratë.

Edi Rama, me ndërgjegje të plotë iu shmang një gjëje. Nuk foli vetëm për atë çka mund të bëjë aktualisht opozita për të ndihmuar rritjen ekonomike – të zhbllokojnë parlamentin dhe t’i japin investitorëve më shumë besim, vijon reagimi i PD-së.

Sipas demokratëve Sa herë që flet Edi Rama ne mësojmë më shumë për ato gjëra që ai nuk i thotë sesa për ato që i thotë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›